Edhe hapësira pis nga mbetjet njerëzore
Njeriu pasi pushtoi, tjetërsoi, bastisi, shfrytëzoi barbarisht e në mënyrë të paqëndrueshme çdo cep të globit, me qëllimin e vetëm: për të pasur më shumë e më shumë, sytë tashmë i ka nga Marsi dhe Hapësira, me ambicie të të pa fré.
Me lakmi e grykësi, tashmë Njeriu dëshiron të zotoj tej kufirit tokësor. Edhe pse është veç në hapat e një bebeje, mes atyre arritjeve modeste të Tij, në përpjekje për pushtimin hapësinor , Njeriu ka nisur të ‘bëj pis Hapësirën”. Kështu rreth 20.000 hedhurina në hapësirë dhe më shumë se një million pjesëza objektesh me gjatësi nën 1 cm, që vijnë rreth e qark orbitës. vijnë
Disa nga objektet janë satelitë në funksion e sipër. Disa janë satelitë që kanë ndaluar së punuari. Disa të tjerë janë mbetje të atyre mekanizmave që kanë transportuar satelitët në orbitë e që tashmë s’kanë asnjë funksion. Të tjerat, të shumtë në numër janë mbetura nga shpërthimet dhe përplasjet midis objekteve që orbitojnë.
T’i dilmim për zot Hapësirës padyshim vjen me një përgjegjësi krahas krenarisë. A thua me Hapësirën do të sillemi më mirë seç u sollëm me Tokën?!