Koha për të ripërtërirë kulturën, komunitetin dhe ekonominë lokale
Globalizimi padyshim ka të mirat e saj por që për fat të keq të metat rëndojnë tek ekonomia lokale, vetë komuniteti dhe kultura që ai mbart. Për dekada e dekada kemi qënë të izoluar në maninë e konsumizmit dhe dëshirës për të poseduar shumë e më shumë duke harruar rrënjët, vlerën dhe atë që mban lidhur komunitetin me vendin vetë.
Ndaj është e nevojshme një angazhim kolektiv për t’I dhënë një dorë të mirë zhvillimit të lokalitetit. E fillojmë duke qenë një blerës etik e duke ndjekur këto pesë rregulla të thjeshta lidhur me sistemin ushqimor:
- Vendosni që pesë produkte importi që merrni në supermarket t’i zëvendësoni nga prodhues vendas.
- Mbështesni ato komunitete që promovojnë ekonominë locale dhe forcimin e komuniteteve.
- Zgidhni fermerin e zonës suaj në vend të atij që ndodhet vite dritë larg shtëpisë suaj.
- Zgjidhni shërbime nga biznese familjare apo të rinj që janë duke ushtruar në profesion.
- Nëse keni një tokë e nuk doni të bëni fermerin, mund ta lëshoni me qira modeste tek ndonjë I afërm apo komshi për ata që kërkojnë për ta mbjellë për të mbajtur veten.