Konkursi ndërkombëtar “Këngët e Tokës”
Në sallën e koncerteve “Dafinat” tek Qendra e Artit “Dea” në Ksamil do të zhvillohet edicioni i 23-të i konkursit ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Në këtë konkurs artistik do të marin pjesë instrumentistë (piano, violinë ,violonçel,) ansamble të muzikës së dhomës, si dhe këngëtarë nga shkollat artistike të vendit. Në panelin “Miqtë e Muzikës” do të marin pjesë instrumentistë të apasionuar pas muzikës klasike që përgatiten në mënyrë individuale.
Qendra e Artit “Dea”, si institucioni kryesor i këtij organizimi, ndjehet e realizuar dhe e plotësuar që përgjegjësinë e punës së saj për këtë konkurs, e sheh të materializuar përmes performancës me shkëlqim botëror të shumë individëve me vlera të veçanta, të nominuar me çmime reale nga Juri Ndërkombëtare apo kombëtare, të një shkalle shumë të lartë profesionale. Ato kanë patur nderin dhe detyrën të përshëndesin e brohorasin për tërë këta fëmijë të talentuar të shkollave tona artistike, të përgatitur me shumë përgjegjësi e profesionalizëm nga stafi drejtues i tyre, të cilët bëjnë një punë shumë të kualifikuar e shumë të përgjegjshme.
Në këtë konkurrim të shtrënguar, në këto 23 vjet të zhvillimit të tij, kanë kaluar më tepër se 3 mijë instrumentistë e këngëtarë, si: solistë a si pjesëtarë ansamblesh të muzikës së dhomës. Çdo individ apo pjesëtar ansambli ka sjellë diçka personale apo kolektive, të vyer, që është fiksuar në kujtesën e këtij festivali.