Të konsumsh gjelbërt
Konsumizmi i gjelbër i referohet kërkesës së gjerë të konsumatorit për produkte dhe shërbime që i janë nënshtruar proçesit miqësor të prodhimit karshi natyrës e që konkretisht në këtë proçes përfshihet edhe metoda e riciklimit dhe përdorimi në mënyrë të qëndrueshme të burimeve natyrore. Me fjalë të tjera, konsumizmi i gjelbër përfshin prodhimin, promovimin dhe nxitjen e përdorimit e konsumimit të mallrave dhe shërbimeve duke marr në konsideratë dhe nevojat e mjedisit përveçse nevojave njerëzore për konsum.
Gjithë zhvillimet ekonomike, sociale apo kulturore është e nevojshme të vendosen në kornizën e konsumizmit të gjelbër. E gjithë kjo veçanërisht synon të inkurajojë njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për zgjedhjet e tyre dhe për impaktin që ka në mjedis çdo blerje e produkteve apo shërbimeve e që kur është e mundur të frenohet mania për konsumim të tepruar dhe të panevojshëm. Për këtë arsye, konsumizmi i gjelbër kërkon të krijoj një ekuilibër midis sjelljes konsumatore, qëllimin per maksimizim fitimesh të komanive dhe nevojës për të respektuar natyrën dhe resurset e saj.