Sa duhet të kushtojnë ushqimet?
Ndryshimi i klimës, obeziteti gjithnjë në rritje, puna e fëmijëve, ndotja prej paketimeve plastike, janë kosto që tashmë duhen përfshirë në kostot e prodhimit të ushqimeve tona e që shpesh nuk i konsiderojmë as ne si konsumatorë kur paguajmë për to e aq me pak prodhuesit.
Kësisoj një supermarket gjerman kohët e fundit bëri lajm vendosjen e dy etiketa çmimi për një produkt të caktuar: një për çmimin që duhet të paguani në arkë për një produkt të caktuar, dhe një tjetër për ‘çmimin e vërtetë’, ose çmimin duke përfshirë edhe kostot sociale dhe ekologjike të prodhimit bujqësor të atij produkti ushqimor.
Ky supermarket gjerman u kërkoi studiuesve nga Universitetet e Augsburg dhe Greifsëald të llogaritnin koston e vërtetë të 16 produkteve. Rezultati i mëposhtëm përfshin kostot reale të prodhimit të produkteve bujqësore dhe përqindjen e çmimit që realisht duhet paguar krahasuar me çmimet konkrete në treg:
Mollë: 8% më shumë për prodhim konvencional, 4% për prodhim organik;
Banane: 19 % më shumë për prodhim konvencional, 9% për prodhim organik;
Patate: 12% më shumë për prodhim konvencional, 6% për prodhim organik;
Domate: 12% më shumë për prodhim konvencional, 5% për prodhim organik;
Mozzarella: 52% më shumë për prodhim konvencional 30% për prodhim organik;
Gouda: 88% më shumë për prodhim konvencional, 33% për prodhim organik;
Qumësht: 69% më shumë për prodhim konvencional 69% për prodhim organik;
Mish (mish i grirë): 173% më shumë për prodhim konvencional 126% për prodhim organik.
Llogaritjet do të konsideronin si prodhimin organik dhe atë industrial duke përfshirë këtu pasojat në mjedis të si konkretisht emetimet e gazrave serë, emetimet reaktive të azotit, konsumi i energjisë dhe tjetërsimi i tokës nga prodhimi. Aktualisht, këto kosto paguhen në mënyrë indirekte nga e gjithë shoqëria – për shembull në faturat e larta të ujit për shkak të niveleve të ngritura të nitrateve në ujërat nëntokësore – por jo nga aktorët përgjegjës të drejtpërdrejtë të dëmit.
Si rezultat e këtyre studime, çmimet aktuale që paguajmë për ushqimet tona janë shumë të ulta në raport me kostot sociale dhe ekologjike mbi të gjitha kur bëhet fjalë për ushqimet me origjinë shtazore. Sipas llogaritjeve, mishi i grirë prodhuar në mënyrë konvencionale do të duhej të ishte tre herë më i shtrenjtë nëse do të përfshiheshin kostot për emetimet e gazrave serrë, ndryshimet e përdorimit të tokës, oksidet e azotit dhe kostot e energjisë të prodhuara gjatë prodhimit. Përkundrazi, ushqimet organike me bazë bimore tashmë kanë çmime relativisht të arsyeshme.