Krijmet me një kauzë

“Made in Prison Albania” është iniciativa që gëzon në ëndërrime e angazhon
grate, të cilat për fat të keq vuajnë dënimin në burgun e grave. Krijimet e tyre
artistike dhe artizanale janë nga më të ndryshmet, që nga punimet me rruaza të
spillave, vathëve, byzylykëve e varëseve me motive e materiale të gjithfarëllojshme.
Këto vajza e gra sjellin dhe një produkt të veçantë, së fundmi: çanta prej bezeje me
piktura të bëra me dorë. Profile të fytyrave të grave të ndryshme me një ngjyrim unik
të formave dhe ngjyrave, sikur do të përcillet një copëz historie ëndrrash, ndoshta të
lëna përgjysmë.