Kripa nartiote: E para dhe e vetmja në vend
Kriporja e Nartës, ndodhet në skajin jugor të ultësirës bregdetare,në afërsi të qytetit të Vlorës prej një distance prej 14 km. Ajo ndodhet pikërisht në rripin ndarës së dy deteve, në një rrip të ngushtë toke ranore, e që përbëhet nga duna rëre e plazhe të vegjël pa bimësi të dendur, e që vizitohet nga shumë zogj e mes tyre edhe flamingot. Në periudhën shtator-tetor, zona ofron një pamje të rrallë për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa. Një spektakël i vërtetë i natyrës!
Narta ka një histori të gjatë me proçesin e prodhimit të kripës ku vetë banorët e fshatit Nartë tregojnë krenarisht se kanë prodhuar kripë prej qysh se nuk mbahet mend. Kripa është një produkt i pazëvendësueshëm për këtë zone e për konservimin e peshkut dhe ullinjve: produkte të një rëndësie të veçantë për banorët. Kanë qenë po ata të cilët njohurinë dhe përvojën e hershme të trashëguar për nxjerrjen e kripës e kanë ofruar edhe në kohën e ndërtimin e minierës së kripores në Nartë gjatë kohës së komunizmit. Praktika mbetet pohuajse e njëjtë në thelb duke e lënë të paprekur proçesin e marrjes së solucionit të kripur dhe avullimit pasues.
Banorët dikur e përvetësoni kripën kuke krijuar disa kanale që i ngjajnë pishinave apo tarracave të cekëta. Përmjet energjisë kinetike era depërton lehtë në kanalet e këtyre tarracave e që falë nehtësisë dhe diellit uji avullon duke e lënë kripën në fund, në përgjithësi, kripë jo me një cilësi të lartë. Kjo për shkak së tabanit të këtyre vaskave në tokë me baltë e cila në fakt është e nevojshme për të parandaluar humbjen e lagështisë dhe e filtrimin e ujit. Pra janë rrezet diellore imitojnë ciklin natyror hidrologjik duke ngrohur ujin, duke e ngrohur atë dhe më në fund kripa që mbetet në fund të shtratit të tarracës. Kjo lloj kripe dilte e hirtë dhe kokrrizore dhe ishte e nevojshme proçesi i larjes prej amvisave në mënyrë që t’i largonin mbetjet baltore. Më pas bluhej në mulli apo shtypej prej më një shishe qelqi për ta kthyer në kripë tavoline.
Kriporja mbulon sot një sipërfaqe prej 42 km2 e prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30,000 ton në vit dhe punësonin rreth 250 vetë kryesisht prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës. Prodhimi u rrit në vitin 1970 me 70.000 ton dhe punësonte deri në 800 vetë. Në vitin 1975, kriporet nisën nxjerrjen në treg të kripës së jodizuar me një kapacitet prej 5.000 ton në vit. Prodhimi arriti maksimumin e vet në vitet 1975-1985 me një total prej 140 mijë ton kripë. Në atë kohë, kriporet punësonin afro 1.250 vetë. Prej më sahumë se një dekade është e gjithë sipërmarrja mbetet në administrim e përdorim privat.