Kronikat nga toka e njerëzve më te lumtur në botë
Shkrimtari nigerian Wole Soyinka, është fituesi i parë me ngjyrë i çmimit Nobel në letërsi e është mjaft i njohur jo vetëm për poezitë, esetë e krijimet e tij letrare por edhe si një prej aktivistëve më të spikatur dhe të qëndrueshëm të korrupsionit në vend e tij, angazhim prej të cilit i vuajti burgun dhe të jetoj larg në tij për ekzil.
Romani i tij i parë “Kronikat nga toka e njerzve më të lumtur në botë”, në gati gjysmë shekulli krijimtari është një meditim sa i trishtë po aq satirik, krejtësisht, tronditës mbi shpalosjen e proçesit sesi pushteti dhe lakmia mund të vjedhin e robërojnë shpirtin e një kombi.
Libri rrëfehet nga një narrator i gjithëdijshëm i cili e cilëson Nigerinë si vendi i ‘Njerëzve më të Lumtur në Botë’, një status i përforcuar nga krijimi i ‘Ministrisë së Lumturisë’ prej qeverisë nigeriane. Karakteret e këtij libri paraqiten nga Soyinka si padrejtësisht të suksesshëm pasi dallaveret dhe komplotet e këtyre personazheve përcaskton statusin “sukses” tek ta, edhe pse ky status mbetët një fasadë: e ndërtuar mbi korrupsionin dhe gënjeshtrat.
Kjo ndoshta ilustrohet më së miri nga rrëfimi i historisë që përfshin Dr. Kighare Menka, një kirurg veçanërisht i aftë në trajtimin e viktimave të sulmeve terroriste i cili përfshihet në trafik të paligjshën kundër çdo etke profesionale dhe njerëzore duke shfrytëzuar pozitën e tij profesionale edhe lidhjet me politikanë të fuqishëm vendas.
Kronikat nga toka e njerëzve më të lumtur në tokë është një sulm i ashpër kundër korrupsionin politik dhe shoqëror, një thirrje nxitëse për armë kundër abuzimit të pushtetit e që vjen natyrshëm prej një prej aktivistëve antikorrupsion siç është Soyinka e i cili gjithashtu rastisi të jetë një prej të mëdhenjvë të letërsisë botërore.