Kryengritjet e bujshme shqiptare
Shpesh është dashur mosbindja, rebelimi herë të tjera për të fituar lirinë, përparimin, ardhmërinë e kombit. Më pohtë disa prej betejave më të famshme shqiptare ndër shekuj të cilat skalitën guximin dhe trimërinë për mos u mposhtur e gjunjëzuar.
Kryengritja e Madhe Ilire
Rebelimi njihet si “Lufta Batoniane” e që u zhvillua në Iliri mes viteve 6-9 e.s. Popullsia ilire e Dalmacisë dhe Panonisë u rebeluan kundër romakëve. Historiani romak Suetoniusi e përshkroi kryengritjen si konfliktin më të vështirë me të cilin përballej Roma që nga Luftërat Punike të dy shekujve më parë.
Kryengritja Arbërore
Në viti 1432 shpertheu një valë e re kryengritjesh të fuqishme në Shqipëri. Për shtypjen e tyre u angazhua vetë sulltan Murati II. Kjo ishte fitorja e parë e rëndësishme e shqiptarëve kundër ushtrive të fuqishme osmane me jehonë të gjerë e që i dha hov qëndresës antiosmane. Kronisti bashkëkohës, Halkokondili, shprehet se i solli lavdi në mbarë vendin edhe organizatorit të saj Gjergj Aranitit.
Krengritja e Kosovës
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të shek. XX edhe pse mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm e të papërkrahur prej fqinjëve. Megjithëse kryengritja e armatosur u shtyp, qeveria turke u detyrua të bëjë ndonjë lëshim si: në vjeshtën e vitit 1910 hoqi ligjin për bandat apo lejoi hapjen e ndonjë shkolle shqipe.
Krengritja e Zhapokikës
Në vjeshtën e vitit 1948 shënohet një nga lëvizjet e para të forta antikomuniste në jug të vendit me idealin dhe vendosmërinë kundër pushtetit komunist. Organizatorët u ngritën të zhgënjyer me armë në dorë kundër atij pushteti që ata kishin mbështetur, por që tashmë ishin të pakënaqur nga premtimet dhe propaganda. Prona po tjetërsohej, zakonet u nëpërkëmbën dhe u godit fort besimi.
Protestat për përmbysjen e regjimit komunist
Më 8 dhjetor të vitit 1991, studentët e Universitetit të Tiranës organizuan kryengritjen më të madhe duke rrëzuar regjimin famëkeq komunist dhe duke u hapur rrugë zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri dhe pluralizmit politik.
Protesta kundër armëve siriane
Prej datës 7-15 nëntor 2013 qytetarë nga i gjithë vendi, duke përfshirë këtu ambientalistë, nxënës e studentë; përmes protestave të tyre arrijnë të ndalojnë ardhjen e armëve kimike nga Siria në Shqipëri me qëllim shkatërrimin dhe asgjësimin e tyre në territorin shqiptar.
Protestat mbi tarifat studentore
Protesta mbarëstudentore nisi nga studentët e Universitetit të Tiranës në dhjetor të vitit 2018 për të kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit dhe pagesat e provimeve, përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte dhe përfshirjen e studentëve në procesin e vendimmarrjes. Në ditën e dytë të protestës, ministrja e Arsimit deklaroi se vendimi i qeverisë për tarifat më të larta do të anulohej, por studentët vendosën të vazhdonin protestat për kërkesat e tyre të tjera.