Kthimi i letrës në mobilje dhe produkte shtëpiake
“Studio Nienke Hoogvliet” ka krijuar mobilje dhe produkte shtëpiake nga letra higjienike e mbledhur nga ujërat e zeza. Në Hollandë vlerësohet se tualetet nxjerrin 180’000 ton letër higjienike çdo vit.
Hoogvliet ka bashkëpunuar me Autoritetet Hollandeze të Ujit për të siguruar materialin bazë letër higjenike e përdorur (celulozë) të cilën e kthen në produkte, të dizenjuara për të luftuar anën negative të hedhjes së materialeve duke i ricikluar dhe dhënë një qëllim të ri.
Linja quhet Waterschatten dhe përfshin krijimin e tavolinës së madhe, drita që varen dhe set tasash. Letrat e mbledhura nga ujërat e zeza zakonisht digjen por Hoogvliet i mbledh, i pastron dhe i kthen në produkte. Ripërdorimi i celulozës ul numrin e pemëve të prera dhe procesi i pastrimit të ujit kërkon më pak energj.
Nga Aleksandra Stambolliu