Kujdesi për duart në dimër

Gjatë dimrit duart fillojnë të thahen. Ajri i thatë, uji i nxehtë, larja e enëve dhe shumë faktorë të tjerë mund të shkaktojnë çarje të thella në lëkurë, që mund të jenë të dhimbshme dhe të infektohen nëse nuk trajtohen.
Kujdesi për duart:
Përdorni krem hidratues që përmban alga deti, gjalp shea, vaj kokosi, vitaminë C ose E, livando ose kamomil pasi kanë veti qetësuese.
Masazhoni duart gjatë natës për të paktën 5 minuta që të përthithet kremi hidratues.
Përdorni sapun me veti hidratuese dhe shmangni larjen e shpeshtë të duarve.
Eksfolioni duart me sheqer dhe vaj kokosi dhe në fund i hidratoni me krem.
Përdorni krem hidratues çdo ditë, sidomos pas larjes së duarve.
Përdorni doreza kur lani enët që të ruani lagështinë e duarve.
Kufizoni ekspozimin ndaj nxehtësisë së lartë.
Aplikoni gjithmonë krem dielli te duart.
Përdorni dorashka kur dilni jashtë.