Kukësi ky vend i pasur e lënë në varfëri
E dini se Kukësi ëstë qyteti i parë i nominuar për çmimin Nobel për paqen? Besoj e dini që Kukësi është një ndër pikat kryesore kufitare (Morina) në Shqiperi nga ku kalojnë njerëz dhe mallra që furnizojnë si vendet tona edhe ato fqinje. Gjithashtu Kukësi është nga qytetet e para që ndihmuan Shqiptarët e Kosovës gjatë luftës në vitin 1999, jo vetëm duke i strehuar por edhe pjesë e UÇK.
Por a e dini se ne vitin 2019 Kukësi renditet si rajoni me i varfër neëEurope! Dhe sot pothuajse s’ka ndryshuar asgjë perveçse aeroportit qe ende nuk ka filluar punën! Kukësi ka kaq shumë bukuri natyrore që ende nuk njihen e as nuk vizitohen nga turistet sepse mungon infrastruktura, por dhe nëse ka infrastrukture rinia e Kukesit ka ikur ose në emigrim ose kane levizur ne Shqiperinë e Mesme për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.
Kukësi që ka malet, liqenin, lumin, minierat e të gjitha këto nuk shfrytëzohen sepse të rinjtë e Kukësit nuk shohin të ardhme në vendin e tyre por vetëm jashte. Megjithatë tani po hapen bujtina, ka pak restorante dhe vende që njerezit kanë vendosur te investojne prandaj ia vlen t’i vizitoni, madje duhet te promovojmë turizmin në vendin tonë pikërisht për t’i ndihmuar të gjithë ata që kanë rrezikuar vetëm për të ndërtuar diçka në këtë vend.
Ëse vizitoi Kukësin, ajo çka vlen shumë të vizitohet është Novoseja dhe Shishtaveci. Mund t’ju them pa drojë se jane ndër fshtatrat shqiptare më të bukura që unë kam parë! Tokat pjellore të mbjella me grurë, patate etj. natyra e paprekur, e bukur sa s’ka më!
Nëse doni të shihni diçka që s’e keni parë as nepër fotot e videot e instagramit, eksploroni (zbuloni) Kukësin! Gjallica, Shtegu i Ngjyrave, Gryka e Cajës plot boronica, Bjeshkët e Bushtricës me boronica dhe kullotat fantastike, liqeni i Kukësit, Novosej, Shishtavec etj.
Nga Erida Kabashi