Kuroki, 86 vjeçari që mbolli mijëra lule veç për gruan e tij të verbër
Gjithçka që Z. Toshiyuki Kuroki donte të bënte ishte të bënte të lumtur gruan e tij 79-vjeçare Yasuko, e cila humbi shikimin gati 30 vite më parë. Kështu ai vendosi të mbillte mijëra lule rozë në kopshtin e tyre që ajo të kish mundësi të shijonte aromën e tyre të mrekullueshme.
Falë aq shumë luleve të mbjella, e gjithë lagja kundërmonë aromë te këndshme lulesh e shumë kalimtarë të panjohur kthehen për të vizituar kopshtin luleshumë. Ata mikpriten të shkëmbejnë biseda të ndryshme me çiftin dhe kjo i jep shumë kënaqësi të dyve.
Të martuar që nga viti 1956, çifti shpresonin të udhëtonin nëpër Japoni kur dolën në pension. Fatkeqësisht, për shkak të diabetit, gruaja humbi shikimin, gjë që e çoi atë në depresion të thellë për një kohë të gjatë. Z. Kuroki kaloi dy vjet duke mbjellë sa më shumë lule.
Ferma e qumështit e çiftit Kuroki në Shintomi, Japoni, u shndërrua në një nga kopshtet më të bukura në vend me kalimin e kohës. Zonja Kuroki nuk ishte në gjendje të shihte lulet, por ajo i nuhaste ato dhe imagjinonte si dukej kopshti. Gjithashtu, ajo ka mjaft shoqëri tani, falë të gjithë vizitorëve.
Deri në 7,000 njerëz vizitojnë kopshtin çdo vit nga fundi i Marsit deri në Prill, kur lulet janë në lulëzim të plotë, për të shijuar pamjen e bukur dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së dashurisë pas saj.