“Kush e ushqen vërtet botën?”
Pesëdhjetë vite më parë, pothuajse asnjë nuk dyshonte se kombinimi i hibrideve me prodhimtari të lartë me fertilizuesit kimikë, bashkë me pesticidet e fuqishme, vaditjen e plotë dhe makineritë bujqësore të rënda do ta zhduknin njëherë e mirë urinë në botë.
Por tashmë është e qartë se për disa vende e miliona njerëz të ushqyerit është shqetësimi primar dhe sfida kryesore. Kjo sepse sistemi ushqimor global haset me shumë probleme e sfida kontradiktore si: mbiprodhim, çuarje dëm të ushqimit dhe uri të skajshme
Statistikat tregojnë se fermerët e vegjël e të varfër janë ata të cilët e reflektojnë më së shumti problemin sepse fermat e mëdha industriale që kanë në dorë tregun dhe janë aq të fuqishme sa të prodhojnë mjaftueshëm mbi kërkesën e tregut në mënyrë të tillë që të ulen çmimet e tregut, monopolizuar ate e varfëruar e falimentuar fermerët e vegjël.
“Kush e ushqen vërtet botën?” është një manifest i fuqishëm që kërkon drejtësi bujqësore dhe qëndrueshmëri të mirëfilltë, duke u mbështetur në tridhjetë vjet kërkime dhe arritje të Shiva në këtë fushë.Kësisoj aktivistja Vandana Shiva argumenton se janë pikërisht bujqësia industrial dhe modifikimi gjenetik janë në fakt përgjegjëse për problemin e urisë dhe varfërimin e fermerëve të vegjël.
Në vend që të mbështetet në modifikimin gjenetik dhe monokulturën në shkallë të gjerë për të zgjidhur krizën botërore të ushqimit, ajo propozon që t’i besojmë agroekologjisë- njohurinë e ndërlidhjes që krijon njëriu me ushqimin dhe natyrën. Shiva paraqet shkurt dhe në mënyrë elokuente ndërlidhjen njerëzore duke eksploruar çështje të bioeritetit, nevojat e familjeve të vogla, rëndësinë e kursimit të farës, lëvizjen drejt lokalizimit dhe rolin e grave në prodhimin e ushqimit në botë.