Kush më shpejt e shpërndan virusin sesa bujqësia intensive?
Bujqësia intensive sot i referohet proçesit bujqësor që kërkon pak impute dhe resurse si makineri,traktorë apo invesime e burime njerëzore duke përdorur burimet natyrore ku natyrisht prodhimi dhe output-i kërkohet të jetë i lartë e me rendiment prej këtij proçesi bujqësor. Padyshim se bujqësia është një biznes i madh dhe kompanitë multinacionale nuk lënë asnjë shanc pa shfrytëzuar mundësitë e prodhimit me sasi e rendiment të lartë falë bujqësisë intensive.
Për ta kuptuar më mirë parafytyroni një kotec gjigand pa dritare, me kushte mizerje e të pistë ku rreth 20.000 pula në turmë e ngjeshur me njëra-tjetrën, ushqehen, jetojnë e riprodhonen. Kjo lloj bujqësie sjell dhe efektet e padëshiruara tek njerëzit duke sjellë sëmundje të ndryshme.
Sot rreth 7 bilion dhe rreth 70 bilion kafshë njerëz që popullojnë Tokën padyshim që jemi kaq të ekspozuar ndaj sëmundjeve që transmetohen nga kafshët. Studimet tregojnë se rreth 75% e infektimeve vijne nga kafshët. Duket qartë se kafshët dëmtojnë më tepër njeriun se e kundërta edhe pse njeriu me veprimtrinë e tij k sjellë dëme natyrës përmes veprimtarisë së bujqësisë intensive.
Shpërndatja e viruseve tashmë është në të tjera nivele dhe se rezitenca ndaj antibiotikëve është e kuptueshme duke bere qe sot rreth 550 milion njerëz sëmuren për çdo vit nga helmimi prej ushqimit te infektuar dhe gati 230.000 njerëz humbin jetën nga kjo sëmundje çdo vit. Gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën 5 vjeçare.