Larja e dhëmbëve me ujë të ftohtë apo të ngrohtë?

Larja e dhëmbëve është një proces i rëndësishëm që parandalon dëmtimin e dhëmbëve, mishrave dhe aromën e keqe të gojës. Në ndihmë të këtij procesi vijnë pasta e dhëmbëve dhe furça që janë në madhësi dhe forma të ndryshme, për fëmijë dhe të rritur. Duhet që dhëmbët të lahen të paktën dy herë në ditë për 2-3 minuta dhe çdo 3-4 muaj të ndërrohet furça.
Përbërësit kryesorë për pastrimin e dhëmbëve gjenden në pastën e dhëmbëve, prandaj këshillohet përdorimi i pastës me fluor pasi riparon smaltin e dëmtuar. Për rezultate më të mira, fluori duhet të lihet në dhëmbë dhe nuk duhet përdorur shumë ujë që të mos humbas efektin e tij.
Temperatura e ujit
Shumë njerëz përdorin ujë të ftohtë sepse jep ndjesinë freskuese, por nuk ka asnjë përfitim shëndetësor për këtë metodë larje. Nëse dhëmbët janë të ndjeshëm, larja me ujë të ftohtë mund të çoj në acarim ose dhimbje dhe mund të parandaloj larjen e duhur me furçë.
Me kalimin e viteve uji i ngrohtë ndihet më mirë për larjen e dhëmbëve sepse bëhen më të ndjeshëm por ai nuk ka asnjë përfitim shëndetësor dhe përmban metale nga ngrohësi i ujit.
Uji i ftohtë apo i ngrohtë nuk ndikon procesin e larjes së dhëmbëve. Ajo që ndikon është pasta me fluor dhe teknika ose lëvizja e furçës që duhet të prek të gjithë dhëmbët dhe këndet.
Aleksandra Stambolliu