Legjenda e tokës së shqiponjave
Na ishte njëherë një djalë. Kishte dalë pqr të juajtur në male. Mbi qiell fluturoi një shqiponjë duke rrahur krahët fort,, ku ndaloi në një shkëmb. Shqiponja ishte aq e madhe, saqë në sqepin e saj mbante një gjarpër. Më pas shqiponja fluturoi deri tek foleja e saj. Djaloshi i ri kërceu mbi shkëmb, ku vuri re se në atë fole ishte një shqiponjëzë e vogël, ku lunate me gjapërin e vdekur, në realitet gjarpër nuk ishte fare i ngordhur.
Në ato momente, gjarpëri ngriti kokën, dhe u pozicionua që të pickoi shqiponjëzën e vogël, e dhëmëbt e tij helmues. Për një moment, djali e mori harkun dhe e qëlloi gjarpërin për vdekje. E mori shqiponjëzën në rrugën e kthimit. ngordhur. Me të parë shqiponja e madhe që e vogla ishte rrëmbyer nga djali i tha: Pse po ma rrëmben foshnjë time? Djali i tha: Shqiponjëza është e imja sepse e shpëtova duke vrarë gjarpërin që donte ta pickonte. Sapo bëri disa hapa, djali mbi kokën e tij dëgjon një zhurmë të fortë dhe përplasje krahësh.
Ishte shqiponja mëmë. Përse e rrëmbeve foshnjën time, e pyet shqiponja? Ma kthe zogthin tim. Dhe unë do të të jap si këmim mbrehtësinë e syve të mi, dhe forcën e krahëve të mi. djaloshi u bind dhe e kthehu zogëzën e vogël te e ëma e vet. Kur zogëza u rrit, nisi të fluturonte. Shihej që fluturonte në qiell, mbi kokën e djalshit, ku do që e shikonte ai. Djaloshi ishte bërë burrë, ishte rritur, ishte bërë gjuetar dhe luftëtarë i madh. Sa herë kalonte afër ndonjë vendi të banuar me njerëz, dridhej toka nga frika e njerëzve kundrejtë njeriut me shqiponjë.
Djaloshi u bë një prijës i mençur, i urtë. Çdo vend kërkonte urtësinë e tij. Me harkun, shigjetat e tij, djaloshi vrau shumë grabitqar nëpër pyje dhe me shpatën e tij preu kokat e shumë kundërshtarëve dashakeqës. Të gjithë ishin të mrekulluar me të bëmat e djalit gjuetar dhe luftëtar. Banorët e atyre anëve, zgjodhën prijësin e tyre që e quajtën Shqiptar – Bir i Shqipes. Trojet ku banonin i quajtën Shqipëri.
Nga Argjira (Ari) Ukimeri, Ma.Sc. Pedagoge