Lindja e kooperativa: një vëzhgim i shkurtër historik
Nocioni i ndërmarrjeve kolektive daton qysh në shek. e 13 (Poole and Frece 2010). Në Francë dhe në Zvicër prodhuesit e qumështit e grumbulluan qumështin së bashku për të prodhuar djathin. Megjithatë u desh shumë kohë që, prej ndërmarrjeve kolektive të strukturura me mbledhje, rregulla, interesa dhe objektiva të përbashkëta të arrihej në formimin e kooperativave.
Kooperativat formohen kryesisht si grupime njerëzish të cilët kanë të njëjtat nevoja gjithashtu duke dashur të përfaqsojne fuqishem interesin e tyre ekonomik. Lëvizja kooperativiste filloi në Evropë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, fillimisht në Angli dhe në Francë. Autorët më të njohur të lëvizjes kooperativiste janë Rober Owen dhe William King.
Robert Owen identifikoi disa nga vlerat themelore të kooperativave si kooperimi, dashamiresia, toleranca, respekti dhe barazia. Sipas King: “Çelësi i prosperitetit ekonomik është të mbajmë një kapital i mjaftueshëm për të marrë në kontroll punën, dhe pastaj mund të zotërojmë kapital dhe forcë punëtore. Por këtë nuk mund ta arrijnë puntorë në mënyrë individuale sepse risku është më i lartë dhe procesi për të krijuar kapitalin e mjaftueshëm është shumë i gjatë dhe nëse sëmuremi apo plakemi atehere nuk ngelet më asgjë. Por nëse arrijmë të punojmë të bashkuar atëherë mund ta përmbushim procesin.”
Kooperativa e parë u themelua bazuar pikërisht mbi filozofinë e këtyre dy autorëve në vitin 1844 në Rochdale të Anglisë. Në literaturë është gjerësisht i njohur roli i pionerëve të Rochdale në Angli si thelbi i krijimit të principeve kryesore të kooperativave. Një grup prej 28 burra puntore të kualifikuar, tregtarësh dhe tekstilistesh formuan një shoqëri të udhëhequr nga principet e biznesit dhe ngritën një vend ku mund të shisnin produktet e tyre. Në 1895 në Londër, Angli, u themelua Aleanca Ndërkombëtare e Kooperatives (ANK). ANK vendosi principet bazë mbi të cilat u krijuan dhe u zhvilluan kooperativat dhe kjo ishte shtysa kryesore
për rritjen globale të kooperativave.
Studimet ekonomike të kooperativave nuk nisën deri në vitin 1940 (Chaddad and Cook 2003). Ekonomistët i kategorizuan kooperativat si model, nga tre perspektiva të ndryshme: forma e integruar vertikale, e quajtur dhe si “zgjatim i firmës”, firmë e pavarur – kur kooperativa shikohet si një firmë, apo një grup firmash që veprojnë së bashku – përqasja si koalicion.
Ky kategorizim u krye pasi nisis modelimi ekonomik i kooperativave. Më vonë, formimi i kooperativave dhe statusi ekonomik i tyre në treg filluan të ndikoheshin nga perspektiva të reja teorike si teoria e agjensisë, teoria e sjelljes, teoria e kostove të transaksionit, teoria e lojës etj.
Sidoqoftë, mbas viteve 1990 sjellja sipërmarrëse e kooperativave u orientua më shumë drejt koalicioneve dhe bashkimeve. Më tej, kërkimi mbi kooperativat u fokusua mbi strukturat qeverisëse të saj duke qënë se dhe roli menaxherial u rrit së tepërmi. Zhvillimi i kooperativave mori formë përgjate viteve dhe u ndikua nga shumë faktorë lokalë dhe historik.
Autorët Ortmann and King (2007) i ndanë këta faktorë ndikues në tre kategori: kushtet ekonomike, organizimi i fermerëve dhe politikat publike. Kushtet ekonomike, përfshijnë ngjarje si luftrat, recesionet dhe bum-et ekonomike, politikat ekonomike të ndjekura nga qeverisjet. Organizatat e fermereve kanë të bëjnë më shumë me aspektet menaxheriale siç janë: cilësia e lidership-it, motivimi dhe besimi në poromovimin e kooperativave, dhe sa potencial negociues kanë fermerët për të ndikuar politikat publike. E fundit, janë politikat publike të vendosura nga interesat qeveritare dhe projektet legjislative të përcaktuara nga interpretimi juridik. /Iniciativa e Fermerëve Sipërmarrës