Loja “Mollkuqja”, nisma e shqiptares për zhvillimin e fëmijëve në Zvicër
Shqiptarja Sadije Zogjani Nuhiu prej vitesh jeton në Zvicër dhe vendosi që të krijoi një sipërmarrje të vogël, e cila është një ndihmë e madhe për prindërit dhe fëmijët. Në një rrëfim të shkurtër për “Diaspora Shqiptare” zonja Sadije, na tregon më shumë detaje për lojën “Mollkuqja”.
Si lindi ideja për këtë projekt? Sa ndikon në zhvillimin e fëmijëve?
Procesi i të zhvilluarit të hershëm tek fëmijët ishte thjesht një ide e dhënë si pasqyrë e imja, pra unë dhe vajza ime dhe njëkohësisht shkollimin që bëra në këtë drejtim. Komunikimi i fëmijëve përmes lojës, zënkat e tyre, mandej veshja e cila luan rol të rëndësishëm në këtë proces dhe deri te ushqimi, pra këto dukuri i kam hasur shumē shpesh në shoqërinë tone (familjar dhe më gjërë ) si diçka e vogël pēr ne por shumë e rëndësishme që mungon në procesin e të zhvilluarit e hershëm tek fëmijët, pra në formimin e personalitetit tê tij.
Cfare kuptimi ka loja që ju zhvilloni Mollkuqja?
Mollkuqja interpreton tek fëmijët edukim edukativ Pedagogjik ku përmes lojës shfaqet interesimi dhe përfitojnë njohuri p.sh pêrmes Puzel, Memori (mbaj në mend), prerja me Gërshër që luan rol shumë të rëndësishëm në këtë proces,mandej perdorimi i ngjitësit ,ngjyrosje dhe kēngë me instrumente e shume shumë tjera.Shetitja në natyrë po ashtu eshte mëse edomosdoshme në veqanti ajri pastërt ,,panorama e ndërrimit në natyrës dhe sidomos loja me rërë( zall) .
Aktiviteti juaj është i krijuar për fëmijët shqiptarë apo jo vetëm?
Jemi të mbështetur nga Projekti i Komunës “Shkollimi i hershëm tek Fēmijët” në Neuhausen am Rheinfall. Kuptohet që gjuha e vendit funksionon Mollkuqja nga mosha 18 muaj deri ne parashkollorë me gjithsej 1/2 orë në ditë dhe me fëmijë të kombësive të ndryshme.
Èshtë punë e ndijshme dhe lyp përkushtim të madh(lëvizjen ma të vogël ta emitojnë),por njëkohësishtë është tëjet knaqësi e madhe të punosh me këtë cikël moshë fëmijësh .Puna më fëmijë eshte diçka briljante, këtë po e themë sepse kam përvoj te gjatë si Mësimdhēnse pranë LAPSH me pune të palodhshe mbi 10 vj.në Kt. Shafauseni. /Diaspora Shqiptare