Sfungjeri bimor prej fushave të Beratit nga “Rinora Handmade”
Ky produkt aq miqesor me mjedisin dhe natyrën prodhohet për herë të parë në Shqipëri nga “Rinora Handmade”. Sfungjeri bimor prodhohet nga bima e Luffës dhe kultivohet në Berat. Rakip Belishaku ka pak kohë që e ka testuar në tregun shqiptar këtë produkt 100% natyral. Ai na tregon gjithashtu sesi u përzgjodhën fitues të “Green Business 2020” nga Partners Albania dhe i vetmi start up shqiptar që fitoi në “Balkan Green Ideas 2020”.
Luffa është një bimë e cila origjinën e ka nga Azia. E ngjashme me kungullin, kur fruti i saj është i njomë mund të konsumohet per gatim, ndërsa kur thahet krijon një fibër e cila shërben si sfungjer natyral për larjen e trupit.
Përdorimi i saj në dush largon qelizat e vdekurat të lëkurës, rrit mikroqarkullimin e gjakut dhe parandalon strijat e celulitin. Struktura e saj fibroze i jep veti antibakteriale dhe pas cdo përdorimi mjafton të shplahet dhe të shtrydhet. Me një jetëgjatësi mesatarisht prej 3 muajsh, është një alternativë natyrale dhe ekologjike ndaj sfungjerve sitntetik.