MA BELLE ose bojnat e një tradite që i falin jetë qytetit
Pranvera në Prishtinë është gati – gati stinë përrallore! Flladi i lehtë që e mbërthen qytetin pa lum dëfton parreshtur se shpresa e mbanë gjallë një vend me ëndërra veshur! Andaj, cilido që kalon këndëj pari e ka thuajse të pamundur me u largu, pa mos i marrë me vete ca erna Prishtine; kujtime që thërrasin për me u kthye prap, n’kryqytetin e qëndisur me hoje dashnije!
Për një jabanxhi, orientimi në Prishtinë zakonisht nis prej hotel Grand-it ose-ose Newborn-it, pra skulpturës tipografike që simbolizon lindjen e një jetë të re, çeljen e një shprese apo të ardhmen që pritej me fillu pas 17 shkurtit të vitit 2008. Prej atëherë, Newborn-i në çdo shkurt nusnohet me ojna, duke përcjell kështu emocione të ëmbla. Ndërkaq, Grand hoteli qëndron stoik në të hyrë të Sheshit “Nënë Tereza” mu në qendër të Prishtinës. Qartësisht dallohet se ky hotel mezi i ka bërë ballë sfidave të kohës dhe anise i ngrysët prej të hirtës që sa vjen e vjetërsohet, zhurmat gazmore që derdhën nga shtëpiza e kafesë dhe ëmbëlsirave “MA BELLE” (vendndodhur në terrasën e Grand-it) i japin frymë të sojshme një cepi që e rrok rrezja e diellit n’krye të motit!
MA BELLE – coffee and cake house ka disa pika nëpër Prishtinë dhe në Mitrovicë. Përndryshe, shquhet për menu mjaft të pasur me asortimente për kafe, ëmbëlsira, çajra, smoothie, lëngje, brunch, etj.
Përse Ma Belle?
Sapo e nisëm një shëtitje brenda MA BELLE, thuajse në çdo cep gjetëm grimca historie që na e shtuan kuriozitetin! Nëpër korniza prej druri varur në muret e qëndisuna lehtë, ndër tjerash thuhet se:
“Coffe House (Kafeneja) zuri fill qindra vjet më parë në Mekë për t’i dhënë një frymë të re shoqërimit dhe mikpritjes. Në të gjetën prehje padronë e shërbëtorë, të zinj e të bardhë, pleq e të rinj. Ajo doli të jetë një pjesë e humbur e çdo shpirti shoqërues, e bërë bashkë për të mos u ndarë kurrë më nga ai. Nëpër kohë, kjo traditë u kultivua në vende e shoqëri të ndryshme, çka e shtoj edhe më tepër hirin e saj. Ajo u përqafua nga nyjet e civilizimit njerëzor, si Stambolli historik (1450), Venediku ekzotik (1645), Vjena frymëzuese (1675), Parisi kulturor dhe Londra e gjithfarëllojshme.
Tash edhe ti mund të jesh pjesë e këtij rrugëtimi mbresëlënës fare pranë teje, në Kosovë. Përjeto vazhdimësinë e autenticitetit të një tradite, duke ndjerë shijen shekullore të kafesë dhe ëmbëlsirës në MA BELLE Coffe & Cake House.”
MA BELLE coffee
Kafeja speciale “MA BELLE” mbanë sekretin e kokrrave më të veçanta të kafesë, lloje super cilësore këto të përzgjedhura me shumë kujdes. Pjekja e kokrrave jeshile realizohet përmes gërshetimit të metodave tradicionale dhe atyre bashkëkohore (old but gold) kurse mishelimi apo raporti i përsosur i kulturave të ndryshme të kafesë superior është një lloj vule e pacen që ja dhuron strukturën shijes së këtij “lëngu të jetës”. Për një experiencë ndryshe brenda MA BELLE konceptit, ditë e natë angazhohen mjeshtrit më të mirë. Pasioni dhe përkushtimi i gjithë skuadrës e ka kthyer tashmë këtë vend në një nga lokalet më të frekuentuara për të gjitha moshat, pa dallim! Sot, falë formulës sekrete, kafeja “MA BELLE – arabica special” është sinonim i shijës dhe aromës së parezistueshme!
“Shija e thellë, pasioni i baristave dhe mjeshtria e pjekjes së kafesë janë ARTi dhe Eksperienca që kultivojmë ne, në MA BELLE!”
Të ëmbëlsohesh, pa u ndjerë në faj!
Dikur, njerëzia prej anë e mbanë Kosovës merrnin udhë drejt Mitrovicës për ta provuar trileçen e famshme të MA BELLE-s. Dhe qysh atëherë, meraklinjtë e ëmbëlsirave vazhdojnë të kërkojnë; schwarz Wald & milk cake & cheesecakes & carrot-cakes & caramel cake & triple chocolates & symphony cake & sphera magnum & cheese-tart Nutella & Almond cake & banana-cake, etj,.
Thënë ndryshe, ëmbëlsirat Ma Belle të gatitura me kujdes e dashni, janë ftesë e ëmbël n’Kosovën me diell, borë, erë e shi! Sasia e moderuar e sheqernave dhe cilësia e përbërësve bëjnë që tortat të konsumohet, pa ndjenjën e “fajit” 😊
Limon-nana
Gama e gjerë e pijeve që ofrohën në të gjitha pikat MA BELLE të ofron komoditetin për të zgjedhur goxha! Ama kushdo që ka provuar një herë të vetme “Limonana” apo limonadën krejt unike të gatitur me limon e gjethe nane, zor se do “t’i ndahet zemra” prej këtij vendi!
Mëngjes me plotë vitamina dhe energji
Gatimet e orëve të para janë kryesisht frymëzim i shijeve tradicionale. Vezë fshati trazuar me djath, kos e suxhuk! Omletë me perime! Omletë me shuuumë perime! Shakshuka e “bukë shpie.” Madje, përveç këtyre; espresso & macchiato ose “nji pa plumb” mund të shoqërohet edhe me muffins e croissant.
Çaji
Kushdo që njëherë ka vajtur në Kosovë, do ta ketë vënë rënë praninë e çajit të zi në sofrën e shtruar me plotë begati. I njohur ndryshe si “caji i rusit” ky varietet çaji është jashtëzakonisht i përdorur në të gjitha stinët dhe kryesisht shërbehet në gotëza xhami, me pak sheqer e ca pika limoni! Në MA BELLE veç kësaj tradite që përcjellet ndër vite, vend të veçantë zëjnë edhe çajrat bio, si melhemi i ditëve të acarta. Kurse gjatë muajve të verës, çajrat e ftohtë dhe limonada janë alternativa më e mirë për ta sfiduar zhegun!
Krejt bota në një pjatë
Meqë nuk e shëtisim dot botën mbarë, ushqimet në MA BELLE thuajse ngjajnë me një hambar! Hambar ku erëzat notojnë lirshëm e shijet çelin hirshëm! Duke qenë se të gjitha pjatat janë kombinim i fantazisë, produkteve cilësore, kujdesit në të gatuar dhe përkushtimit e dashnisë, s’do mend se shija është përherë eksperiencë që të shkëput nga koha e hapësira!
Në “MA BELLE” (pasi pret ca, se zor gjendet ndonjë vend i lirë) kur të jesh rehatu (e di, mund të tingëlloj si çudi) kupton se akrepat e orës disi kanë ndalu! Chimichanga & Fajita & Noodles & Pizza & Hamburgers & Sandwiches … Petulla amerikane, waffles, sallata si mbreti e pasta lezeti! Ka aq shumë pjata për t’i provu sa duhet ca ditë rresht veç ne “MA BELLE” me shku!
Akullore si n’Itali
Mjeshtri i akullorës së Ma Belle-s, gjysmën e jetës e ka shkuar nëpër qytetet e Italisë. Kështu, falë përvojës dhe cilësisë së produkteve bazë, akullorja në të gjitha pikat MA BELLE shërbehet përherë e freskët! Shija e papërshkrueshme mbetet rezultat i një recete magjike, që duket se është përfeksionuar në kohë!
Gjatë verës, shpesh akulloren e gjejmë edhe si shoqëruese të hijshme tek petullat e shijshme. Dhe jo vetëm kaq! Akulloren artizanale në “MA BELLE” e lezetojnë shpesh edhe me copa bakllavaje – shije kjo që as mundet me u tregu, se duhet patjetër prej afër me e provu.
Me falë dashni është mrekulli!
Nëse ka diçka që e bën të vështirë shkëputjen nga ky vend i përzemërt, me shumë mundësi do jenë fryma dhe ernat që ju kanë dhënë kësaj shtëpize … stili italian i përgatitjes së kafesë dhe akullores, gatimet e fisme dhe pijet e rralla janë vetëm disa arsye se përse duhet zgjedhur MA BELLE! Në fakt, ndjesia që të ofrojnë ambientet e punuara me shumë xhan e shije dhe lehtësia e admirueshme që të mbërthen kur je duke shkruar, lexuar, punuar apo n’shoqni miqsh në një nga qoshet e MA BELLE-s është përtej fjalëve. Ky koncept biznesi më së miri e dëfton suksesin e një punë të thurur me pasion, përgjegjësi e shumë dashni!
Nga Fjolla Spanca