Marka e modës së ngadaltë m’u në zemër të Italisë nga Daniela Guri
Njihuni me Daniela Gurin, vajzën që ka krijuar brand-in “Përsëri” me vizionin e modës që nuk është në modë dhe që vjen në harmoni me natyrën.
Daniela është shqiptarja e cila jeton në Itali, vendin ku ka vendosur edhe hedhjen në treg të një linje veshjesh, me vizionin e modës së ngadaltë e të krijuara nga vetë ajo.
Kjo linjë me një emër tipik shqiptar me dy zanoret ‘ë’ përmidis është guximi për të zënë pa bujë një qoshkë të rehatshme, përmes emrave të modës në një vend ku dukja e shenjat e brand-ve është aq thelbësore për vendasit e jo vetëm.
Minimalizmi dhe mungesa e një koleksioni të veçantë, nuk janë rastësore. Gjithçka bazohet vetëm në krijimtarinë e momentit e pauza të zakonshme dhe në sjelljen për shitje e jo më shumë se pesë prerje për një model.
Daniela gjen frymëzimin e krijimeve të rradhës në bazë të përzgjedhje së copave të cilat kanë mbetur nga teprimet në magazinat e mëdha të modës. Kjo nuk ka aspak dyshim se vjen kundra rrymës e të bërit modë porse nuhatja e Danielës me vizionin për t’u dukur bukur, ka tjetër përqasje.
Përngjajtja e krijimtarisë së saj vjen me natyrën, ripërtëritjen dhe ciklin e saj. Ndaj edhe ngjyrat janë frymëzuar nga Toka, lulet, frutat ashtu si dhe materiali produkt natyral si një kujtesë se mesazhet për ta dashur veten ashtu si jemi e të mund të mendojmë përtej dëshirës për vëmendjes përmes çka i kemi hedhur sipër lëkurës. Sqima e përkujdesja janë tjetër nga ajo sesa të ka kushtuar veshja.’



