Marsi / Koha për ca mbjellje

Koha ideale për të mbjellë frutat apo perimet që nga farat. Madje ëshhtë mundësia e fundit për të pastruar kopshtin tuaj nga rrënjët e thara e për ta plkehëruar atë, në mënyrë që të bëhet gati për mbjelljet e reja në vijim.
Meqë është posaçërisht sezoni këshillohet që në ambjente të mbyllura dhe të mbrojtura nga ngrica e natës të mbillet marule, domate, sallata dhe lulelakra. Jashtë, ju mund të mbillni bizele, karota, panxhar, lakra të verës dhe të vjeshtës, presh, spinaq, rrepa, qepë të njomë, fasule, lakrën e Brukselit.
Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të filluar mbjelljen e patateve apo qepëve, hudhrave dhe qepujkave madje edhe asparagu. Madje edhe luleshtrydhet e ëmbla mund tëmbillen në këtë kohë. Mbjellje të lehtë e korrje të begatë!