Masakra mbi kafshët e egra në Shqipëri
Të gjitha ato organizata mjedisore që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra mbeten të shqetësuar se autoritetet nuk po arrijnë të vënë në zbatim një ndalim të gjuetisë, tashmë në fuqi prej shtatë vitesh, duke lënë në mëshirë të fatit e të pambrojtura një numër speciesh të rrezikuara në vend.
Duket se moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë është ende në fuqi, ka dështuar fund e krye së funksionuari. Gjjuetia e paligjshme vazhdon të shfaqen e pashqetësuar pothuajse në të gjithë vendin duke vënë në rrezik shumë specie në zhdukje. Mosndëshkueshmëria e gjuetarëve të paligjshëm e ka kthyer praktikisht moratoriumin në një ligj që ekziston vetëm në letër, ndërsa situata në terren mbetet plotësisht jashtë kontrollit e në mëshirë të fatirt.
Zakonisht gjuetarët e paligjshëm janë në gjurmim të specieve të rralla si pasojë e kërkesës për t’u përdorur më pas këto kafshë të balsamosura si dekor i restoranteve, zakonisht vendosur në zonat rurale. Ndërkaq speciet e kafshëve të egra e të rrezikuara njëkohësisht kanë filluar të jenë të përfshira në menu-të shumë restoranteve edhe pse nuk lejohet. Këto janë shembujt mjaft të prekshëm për të kuptuar se gjuetia e paligjshme vazhdon të dëmtojë faunën e çmuar të vendit tonë.
Shqipëria vendosi një moratorium dy-vjeçar, mbarëkombëtar, për gjuetinë në 2014, të zgjatur në 2016 edhe për pesë vjet të tjera. Ndalimi përfundon në qershor të këtij viti.Në atë kohë, studimet e pavarura dhe të dhënat e mbledhura nga ministria e mjedisit treguan një rënie të madhe të popullsisë së botës së egër në dekadën e mëparshme. Ndërsa ligji lejon gjuetinë për qëllime kërkimi shkencor dhe për të trajtuar mbipopullimin në rezervatet e specifikuara të gjuetisë dhe shumimit, pamjet që tregojnë gjuetinë e paligjshme janë tepër të përhapura në rrjetet sociale.