Maskat ekologjike Marie Bee Bloom
Për Marianne de Groot-Pons hedhja vend e pa vend e maskave të fytyrës ishte më shumë se shqetësuese. Ndotja që ka mbuluar dheun me maskat e frymëzuan atë për të krijuar një lloj maske miqësore me natyrën. Ajo çka bëri ishte përdorimi si bazë për maskën letrën e orizit. Ky material jo vetëm që është e rehatshme me fytyrën por nëse e “hidhni’ në tokë, prej saj do të mbijnë lule. Kjo falë idesë së saj brilante për të vendosur në një xhep të maskës ca fara lulesh.
Ndaj maskat njëpërdorimshme të Mariannës nuk janë më kokëçarje për ërdoruesit madje është një nxitje mjaft e këndshme për të lulëzuar kopshtin dhe shtëpnë përeth. Në të njëjtën kohe mjedisi nuk mbetet aspak i dëmtuar.
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre në https://mariebeebloom.com/shop
Burimi: Tek Deeps