Mbetjet në vend në problem të vazhdueshëm manaxhimi
Mbetjet e grumbulluara dhe përpunuara në total gjatë vitit 2020 vlerësohen të kenë arritur në rreth 900,000 Ton në të gjithë vendin (duke konsideruar këtu edhe ato pak bashki që nuk kanë raportuar sipas raportit “Së gjëndjes në mjedis 2020”.
Të dhënat e matura / peshuara në disa bashki të vendit tregojnë se grumbullimi i mbetjeve në Shqipëri luhatet në intervalet 200 – 450 gramë mbetje për frymë në ditë në bashkitë me natyrë rurale dhe 700 – 1,500 gramë mbetje për frymë në ditë në bashkitë me natyrë të theksuar urbane ose turistike.
Kjo konfirmon edhe vlerësimet e bëra në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2020-2035. Vazhdimi i peshimit të mbetjeve do të japë një shifër më të saktë të mbetjeve të grumbulluara në të gjithë territorin e vendit. Nga ana tjetër të dhënat mbi mbetjet sipas kategorive të tyre, janë edhe më pak të sakta. Për të përmirësuar informacionin në këtë drejtim do të duhet të bëhen sondazhe në lidhje me sasitë e mbetjeve sipas kategorive në pika pilot të cilat janë përfaqësuese.
Kjo do ti shërbente përgatitjes së planeve të menaxhimit më të sakta si nga ana e bashkive, ashtu edhe nga ana e kompanive që merren me aktivitetin e riciklimit. Gjithashtu kjo do të sillte një njohje më të mirë të situatës aktuale dhe përgatitjen e një plani masash më të mirë për të arritur objektivat të Direktivës Kuadër të BE-së në lidhje me riciklimin dhe rikuperimin e disa lloje mbetjesh.
Duke shërbyer edhe si një mbështetje e qëndrueshme e punës që po bën INSTAT në grumbullimin e të dhënave për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbanë dhe publikimin e tyre, qoftë në bazë të anketave vjetore për statistikat e mjedisit sipas akteve normative të BE-së, apo Vjetarit Rajonal Statistikor.