Sistemet e pastra të transportit publik
Një studim nga ‘Leeds University’ zbuloi se investimet në infrastrukture për një qytet më të gjelbërt, siç janë korsitë e biçikletave, ndërtesat me efikasitet energjetik që kanë instaluar panele diellore dhe transporti i pastër publik, gjenerojnë më tepër përfitime, veç të qënit miqësor me mjedisin, krahasuar kjo gjetje me infrastrukturën e zakonshme.
Sistemet e pastra të transportit publik, për shembull, mund të krijojnë vende pune dhe të zvogëlojnë kohën e humbur duke zvogëluar trafikun për udhëtarët. Infrastruktura e çiklizmit mund të kursejë pesë herë më shumë se sa kostoja e zakonshme mes të cilës garantohet shëndeti i qytetarëve.
‘Qeveritë çdo ditë e më shumë përballen me sfida urgjente në qytete: ofrimi i shërbimeve të denja, sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm, krijimi i mundësive ekonomike për banorët,’- thotë Sarah Colenbrander, kryetare e ‘Programeve Globale për Koalicionin për Tranzicionet Urbane’. ‘Ky hulumtim tregon se qeveritë mund t’u përgjigjen këtyre përparësive, duke hedhur gjithashtu bazat për qytetet që përshtatet nevojave të klimës. ‘