Më mirë një fermë e vogël
Mihali nga Mokra e Sipërme vendosi tetë vite më parë të rriste lopë për qumësht e nënprodukte të tij. E nisi me gjashtë të tilla e tashmë i ka trefishuar. Një pjesë të mirë të prdodhimit e shet në baxhon e fshatit me pjesën tjetër arrin ta shesë tek familjarë të tjerë të fshatit. Investimi i tij është mbështetur në kredi, pasi për vite me radhë aktiviteti kryesor i tij ka qenë në bujqësi, e konkretisht me prodhimin e perimeve në sera për vite të tëra.
Në fermë, ata janë angazhuar familjarisht, e secili ka një rol të caktuar e të pangatërrueshëm e me përgjegjësi të plotë personale. Ndodh që ndonjëherë ata zëvendësojnë në mungesë apo në pamundësi njëri-tjetrin, prej natyrës së punës e cila nuk lejon asnjëherë shkëputje të gjithë anëtarëve të familjes përnjëherësh.
Mihali rrëfen se ka më shumë shpenzime sesa fitim. E kjo situatë do e çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e numrit të bagëtive që ka. Ai kujton se kur subvencionohej prohimi i qumështit me 10 lekë/për litër, Mihali pa një rritje të konsiderueshme të të ardhurave prej kësaj sipërmarrjeje. Tashmë Mihali vëren se pas ndërprerjes së kësaj ndihme që i jepte një dorë mjaft të mirë, biznesi i tij po del me humbje. Ushqimet e bagëtisë janë të shtrenjta, e ndërkaq çmimi i ulët i shitjes së qumëshit në baxho është dhe si përfundim i gjithë aktiviteti nuk del aspak fitimprurës.
Në një të rënë të lapsit, Mihali tregon se të katër pjestrarët e familjes së tij punojnë pa rrogë dhe se në kostot e prodhimit as që mendohet që puna e tyre të vendoset në kosto. E për rrjedhojë me shumë gjasa, dy fëmijët e familjes së Mihalit do të duan të heqin dorë nga blektoria pa e ditur edhe me se mund të merren konkretisht në të ardhme në fshatin e tyre ku mundësitë janë fare të pakta