Pajisjet elektronike tashmë të riparueshme
Gjyshet kanë të drejtë kur thonë se tani pajisjet janë si lodra, me orë punë krahasuar me produktet e dikurshme që përdornin për mirëmbajtjen e shtëpisë. Marim shembull lavatriçen e pagojë. Në vitet 1980-1990, këto ‘kuti të bardha magjike’ do të punonin për një dekadë e mos më shume para se t’i nderronin ndonjë bullonë. Ndërsa tani, sipas organizatës mjedisore “Green Allenace” këto pajisje shtëpiake duhet të zëvendësohen minimalisht çdo shtatë vjet.
Gjithashtu “Partneriteti Global i Statistikave të Mbeturinave” thotë se konsumatorët në të gjithë botën u hodhën poshtë rreth 44.7 milion tonë produkte elektronikë në 2016, vetëm 20 përqind e të cilave arritën të ricikloheshn. Një nga arsyet pse disa artikuj të tillë nuk ia dalin dot të kalojnë një dhjetë vjeçar në punë është sepse ato nuk mund të riparohen lehtë në shtëpi dhe pjesët e tyre të këmbimit janë të shtrenjta. Për më tepër shumë prodhues qëllimisht ndërtojnë produkte në një mënyrë që nuk lejon çmontimin, duke e bërë të pamundur zëvendësimin e përbërësve me defekt kur ato prishen. Konsumatorët, pra, shpesh janë të detyruar të blejnë një produkt të ri.
Pas shumë diskutimesh, më në fund legjislacioni i ri i BE i cili pritet të marr fuqi këtë verë, u kërkon prodhuesve të produkteve elektronike shtëpiake dhe jo vetëm t’i bëjnë ato më të lehta për t’u riparuar. Ky ligj jo vetëm është në dobi të mjedisit por edhe për xhepat e konsumatorëve. Ky ligj ka për qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e produkteve deri në 10 vjet, dhe të përdoren në to teknologjinë efektive në mënyrë që produktet të kenë aftësi dhe efiçencë në kursimin e energjisë elektrike, në mënyrë që t’i kursejnë konsumatorëve mesatarisht 75 £ në vit për faturat e energjisë elektrike. Rregullat e reja do të mundësojnë gjithashtu zvogëlimin e mbetje elektrike dhe në uljen e emetimeve të karbonit.