Me perioda dhe e varfër
Reth e qark botës, miliona vajza e gra nuk kanë mundësinë financiare të blejnë peceta higjenike për vete apo për foshnjet e tyre. Ato detyrohen të përdorin një për më shumë se një ditë dhe vajzat që frekuentojnë shkollën detyrohen të mos frekuentojnë atë, përgjatë ditëve të menstruacioneve për shkak, të mungesës së pecetave të pastra.
Për Shqipërinë, paçka hulumtimeve të kryera, nuk gjendet një studim I mirëfilltë me këtë temë por megjithatë statistikat thonë se: shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.
Kjo bën të kuptohet e të hamendësohet se blerja e pecetave higjenike për çdo muaj nga vajzat e gratë është një barrë shtesë për shpenzimet e një familjeje që mezi mbyll shpenzimet bazike mujore. Akoma më tepër kur flitet për pelenat e fëmijëve e foshqeve.
Kështu Anglia shteti i parë që ofron peceta higjene për vajzat që frekuentojnë shkollën. Kjo nismë e qeverisë për të mundësuar “perioda me dinjitet” për vajzat është absolutisht për t’u përgëzuar e me shpresën që po ashtu kjo nismë po frymëzon dhe vende të tjera.