Brenda një kuzhine më të gjelbër e më të qëndrueshme
Ditëve tona thuajse të gjithë po kërkojmë ide përmes së cilave jeta dhe veprimtaria jonë do të bëhej më e qëndrueshme. Madje për vitin 2020, Pinterest e ka cilësuar konsumin e vetëdijshëm dhe jetesën me humbje të vogla si një nga tendencat kryesore. Kështuqë, nëse edhe ju po mendoni për ta ndërtuar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përgjatë vitit të ri, pse mos të fillojmë me një nga dhomat më të mbingarkuara të shpisë: kuzhinën?
- Zgjidhni enë gatimi me cilësi të lartë
Zakonisht, pajisjet shtëpiake varfërisht të prodhuara dhe më cilësi të dobët nuk jetojnë gjatë. Dhe kur prishen ose bëhen aq të bezdishme saqë ju lodhin, ju detyroheni t’i hedhni në deponi e të shpenzoni për të blerë enë të tjera. Nëse do të investonit në enë gatimi që janë prodhuar me shumë kujdes dhe materiale të zgjedhura, pra në enë gatimi të një cilësie të lartë atëherë nuk do të kishit nevojë për t’i ndrruar shpejt ato.
Prandaj, para se t’i bëni “dhurata” të tilla vetës, përpiquni t’i lexoni revieë-të apo përshtypjet e blerësve të vjetër mbi produktet që ju keni piketuar. Gjithashtu është e rekomandueshme që pazaret të bëhen me modele produktesh jetëgjata që prodhohen prej materialeve cilësore në mënyrë që të mos bini pre e trendeve kalimtare. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë që ju do t’i shijoni zgjedhjet tuaja për vitet të tëra.
Madje edhe nëse lodheni nga enët e gatimit apo takëmet e vjetra, në vend që t’i hidhni, ju mund të gjeni lehtësisht një destinacion tjetër për to. Për shembull, mund t’i ricikloni filxhanat e cajit në mbajtëse qirinjsh. Ose, shndërroni tasat e vjetër të orizit në vazo të vogla bimësh për kopshtin tuaj.
Ose mbase duke i dhuruar enët a pajisjet e tjera që i keni mbajtur mirë, ju mund t’ja lehtësoni jetën mikeshës në komunitetin tuaj që është rënduar ekonomikisht.
Shmangni plastikën
Plastika në tërësi përfundon nëpër deponi, digjet ose futet në det. Prandaj, kategorikisht ne duhet të përpiqemi që t’i mënjanojmë mbetjet plastike duke blerë futa e perime të lira kudo që të mundemi. Gjithashtu, rekomandohet furnizimi me artikujtë e duhur nga dyqanet që ndjekin kulturën “zero humbje” brenda zonës ku jetojmë.
Nëse mbajme trastë me vete dhe përzgjedhim me kujdes ushqimet e nevojshme, përmes vigjilencës dhe ndërgjegjës qytetare, në do të kontribuojmë për mirëmbajtjen dhe frymimin e një ambjenti të qëndrueshëm.
Madje edhe kur organizohen festa, ne edhe mundemi t’i anashkalojmë pjatat e takëmet e tjera prej plastike. Në vend të tyre, blihen enë qeramike me cilësi të lartë që janë të qëndrueshme dhe të sigurta gjatë procesit të larjes. Kështu, pas festës ne nuk humbim shumë kohë për sistemim, as enët nuk dëmtohen kollaj kur pastrohen dhe mbi të gjitha me zgjedhjen/ blerjen tonë të zgjuar ndihmojmë mjedisin.
Zgjidh gjërat themelore
Gjersa furnizoni kuzhinën tuaj për kohë më të gjatë, mendoni njëherë rreth gjërave që vërtetë ju duhen! Shpesh, ju mund të përdorni sende që kanë gamë të gjerë funksionimi. Për shembull, ju mund t’i përdorni tasat e makaronave edhe si tasa për oriz apo ëmbëlsira. Andaj, kërkoni edhe për enë qeramike që mund të jetë lehtësisht të përdorshme për ngrirje apo mikrovalë – mënyrë e duhur kjo për të mënjanuar komplet kutitë plastike të magazinimit.
Kështu, ju mund t’i përdorni të njejtat enë për gatim, shërbim dhe magazinim, pra të gjitha në një.