Të pashkolluarit vogëlushë në Shqipëri
Janë pothuajse 17 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 10 vitet e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, shifër kjo që përfshin vetëm nxënës prej arsimit 9-vjeçar. E ndërsa në dy vitet e fundit janë rreth 2.000 të tillë. Janë shumë shkaqe që ndikojnë në braktisjen e shkollës prej feimijëve duke nisur që nga kushtet e vështira ekonomike, puna e nisur herët prej të miturve, emigracioni, martesa e vajzave në moshë të re, mentaliteti i ndrydhur i zonave rurale por jo vetëm, etj..
Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Unicef, raportojnë se numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën gjatë këtij dhjetëvjeçari, është 2-fishi i atyre që pohon Ministria e Arsimit. Paradoksalisht, kjo sepse statistiklat e Ministrisë së Arsimit numëron vetëm ata fëmijë që regjistrohen në shkollë dhe nuk e përfundojnë sistemin e detyrueshëm. Për këtë institucion nuk ka një statistkë të plotë sepse për hir të së vërtetës nuk ekziston asnjë përllogaritje pranë këtij institucioni, të numrit të fëmijëve të cilët nuk janë shkuar kurrë më parë në shkollë.
Braktisja e shkollës nuk është një fenomen as i ri dhe as i panjohur për Shqipërinë. Ministria e Arsimit ka ndjekur gjatë dy dekadave të fundit politika të ndryshme për të minimizuar braktisjen, por ende mijëra fëmijë vazhdojnë të mbeten çdo vit jashtë arsimit të detyrueshëm.