Misioni i inkubatorit të parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative

Albanian Creative Industries Incubator (ACII) është inkubatori i parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative, i gjithi online, mbështetur nga Bashkimi Europian – European Union, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomikn dhe Zhvillim – German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim – Swedish Development Agency (Sida).
ACII lind në përgjigje të një prirjeje në rritje të të rinjve për t’u përfshirë në këtë sektor, në një mjedis që nuk i njeh, mirëpret, apo mbeshtet akoma sa duhet e do jetë i hapur për të gjithë ata që janë të përfshirë në aspekte të ndryshme të industrive kreative, veçanërisht krijues e artistë artizanë. Platforma është e hapur për anëtarë nga i gjithë vendi, të të gjithë moshave e profileve, pa asnjë kosto financiare për ta.
Ky projekt është një bashkëpunim mes Nji Mar, Nji Mrapsht (Shqipëri) dhe culturalyst (ShBA), duke bashkuar përvojën ndërkombëtare me atë vendase për t’i mbështetur të gjithë ata që duan të krijojnë biznesin e tyre në fushën e industrive kreative.ACII është një platformë online ku secili anëtar do ketë një profil për të promovuar punën e tij.
Platforma do të shërbejë për të rritur njohjen e secilit artist e artizan te publiku, për t’i njohur anëtarët me njëri-tjetrin e për të shpërndarë informacione të dobishme për ata që duan ta kthejnë idenë e tyre në biznes, nëpërmjet një serie prej 20 prezantimesh e takimesh.
Përtej platformës, promovimi i anëtarëve do të bëhet nëpërmjet një cilkli dokumentarësh dhe një serie videosh ku do përfshihen shumë artistë e artizanë.Me anë të këtij projekti synojmë të shënojë nisjen e krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e lidhura me sektorin e industrive kreative.