Një mënyrë për t’i mësuar fëmijët riciklimin
Dizenjuesit me qendër në Antëerp, Joris Vanbriel dhe Vanessa Yuan kanë vetëm një qëllim: të mësojnë fëmijët me konceptin e ekonomisë qarkulluese. Kështu ata kanë marr nismën ta tregojnë këtë me shembullin e tyre duke krijuar mobilje prej mbetjeve të lodrave me plastikë për fëmijë.
Dyshja themeloi ecoBirdy (@ecobirdy), një markë dizajni që riciklon lodrat plastike për t’u përdorur në produktet e tyre. Mobiljet janë të lehta dhe kanë këmbë dhe buzë të rrumbullakosura për t’i mbajtur fëmijët të sigurt.Për shkak të klasifikimit, pastrimit dhe bluarjes imët gjatë procesit të riciklimit, plastika e të gjitha produkteve është absolutisht pa kimikate të dëmshme.
Ata gjithashtu kanë krijuar një libër tregimesh shoqëruese dhe program shkollor si pjesë e misionit të tyre për të edukuar fëmijët në lidhje me ekonominë qarkulluese me shpresën për të frymëzuar gjeneratën tjetër për të punuar drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme e më të sigurt.
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre në internet në ëëë.ecobirdy.com
Burimi: Design Boom