MODASTIKA – Koncepti rozë i së mirës dhe të bukurës!
Sot në qytetin e rrëmujshëm e gjithë zhurmë u shtua një cep rozë; një shtëpizë e vockël përplot produkte krejt të përzgjedhuna ve4mas për kujdesin ndaj fytyrës, flokut e trupit.
Për bloggers dhe merakliun e së bukurës MODASTIKA ALBANIA nuk është aspak emër i ri e as i panjohur! Përkundrazi, produktet cilësore dhe madje unike që vijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij butiku të bukurisë, kozmetikës e kujdesit personal mbetën top priorities në listën e rekomandimeve të dhjetra blogerëve dhe jo vetëm!
Më tepër nga kërshëria ne sot vizituam dyqanin MODASTIKA – Bllok, në Tiranë. Kësaj here për fshatezanat e veçanta e një koncepti të tillë qëndronte sidomos, ndër tjerash tek dy linja: e para; IDUN minerals – marka suedeze thuajse minimaliste e pakompromis në cilësinë e mineraleve te pastra; të cilat mund të vendosen pa frikë në fytyrë dheeeee mbi të gjitha, brand-i PHITOFILOS ose lindja tejet EKO-BIOLOGJIKE, eksperienca 40 vjeçare e së cilës ka nxjerrë “fryte të rralla” për kujdesin e lëkurës së fytyrës, trupit dhe flokëve.
Duke qenë se roza është përherë një përmendje dhe përkujtim për rëndësinë e shëndetit – urojmë që gratë dhe vajzat e reja të kenë sa më shumë produkte eko-biologjike të mira e të vyera, për t’i aplikuar ato në lëkurën e tyre pa frikë e pishman!