Monokultura vret bletët
Bletët polenizojnë bimët dhe përdoren qëllimisht në bujqësi për të rritur rendimentet e frutave dhe perimeve. Ato janë të rëndësishme ndaj duhet të kujdesemi për shëndetin e tyre dhe mënyrën se si ndikojmë mjedisin e tyre.
Monokultura është një fushë ku kultivohet vetëm një lloj bime. Fermerët përdorin këtë metodë për të maksimizuar fitimin pasi ul koston e prodhimit dhe numrin e makinerive për kultivimin dhe korrjen. Por efektet e monokulturës te bletët janë negative dhe në disa raste vdjekjeprurëse. Monokultura siguron vetëm një lloj bime dhe poleni. Bletët nuk kanë lëndë ushqyese mjaftueshëm që të luftojnë infeksionet mykotike dhe bakteriale, që është e ngjashme me qeniet njerëzore që konsumojnë vetëm një ushqim. Shumica e monokulturës ka kohë më të shkurtër lulëzimi duke i lënë bletët pa ushqim. Disa bimë si gruri dhe misri nuk prodhojnë polen ose nektar për bletët, të cilat mund të vdesin nga uria ose do të kërkojnë ushqim diku tjetër. Kjo nuk është e mirë në bletari pasi bletët mund të migrojnë atje ku është burimi i ushqimit.
Vdekja e bletëve prek ekosistemet. Disa bimë do të zhduken dhe kjo do të ndryshoj habitatet, rrjetat ushqimore dhe do të ul shumëllojshmërinë e produkteve dhe ushqimeve.
Nga Aleksandra Stambolliu