Monopolet e farërave ushqimore: Kush kontrollon ushqimin në botë?
Vetë natyra ka krijuar farën e bimëve me aftësinë për të riprodhuar veten. Për mijëra vjet bujqësi, farat te rritura dhe të mbjella nga fermerët shkëmbeheshin dhe ndaheshin lirshëm mes fermerëve e pa grykësinë për ta kthyer atë një ‘mall’i posatshëm përfitimi.
E gjithë kjo ndryshoi në vitet 1990 kur ligjet u ndryshuan me pretekstin e mbrojtjes së të lashtave e farave të modifikuara. Sot, katër korporata – Bayer, Corteva, ChemChina dhe Limagrain – kontrollojnë më shumë se 50% të farërave të botës. Këto kompani monopole dominojnë furnizimin global të ushqimit.
“Kontrolli mbi farat në shumë mënyra mbetet direkt kontrolli mbi furnizimin me ushqim të mizërisë së popullsisë anekënd botës. Çështja se kush dhe pse prodhon varietete të reja bimore është absolutisht kritike për të ardhmen e të gjithëve ne.“, – u shpreh Jack Kloppenburg, një sociolog rural dhe profesor në Universitetin e Wisconsin-Madison.
Janë shterur jo vetëm mundësitë përmes të cilave farat mund të shkëmbehen dhe shpërndahen e kësisoj dhe larmishmëria e prodhimeve bujqësore. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB -së, 75% e varieteteve të kulturave botërore u zhdukën midis viteve 1900 dhe 2000.
Një pasuri e madhe e kulturave të përshtatura në vend po zëvendësohet me varietete të standardizuara. Dhe ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore – veçanërisht pasi planeti po kalon një krizë mjedisore të papreçedentë.
Këro ligje imponojnë blerësit të nënshkruajnë marrëveshje që i ndalojnë ata të kursejnë farat nga prodhimet e tyre për t’i shkëmbyer këto me fermërë të tjerë ose t’i mbjellin ato vitin e ardhshëm. Shumica e vendeve kanë futur në lojë patentat – të drejtat ekskluzive të pronësisë në mënyrë që këto kufizimet të favorizojnë monoplistët për të përfituar nga varietetet e reja të bimëve që ata zhvillojnë pa u përballur me konkurrencën.
Nga ana tjetër, varietetet që zhvillojnë fermerët e zakonshëm, bujqit e vegjël apo fshatarët me njohuritë e trashëguar nëpër breza, janë të ndryshme gjenetikisht prej varieteteve të krijara nga monopolistët e farave. Në pamundësi për të përmbushur këto kritere, fermerët jo vetëm që nuk kanë të drejta të pronësisë intelektuale për varietetet e bimëve që ata i shumojnë vetë e në shumë vende varietetet e tyre nuk mund të çertifikohen fare si farëra.
Ndaj ligjet e marketingut të farërave në shumë vende ndalojnë shitjen e farërave të bujkut të vogël e që nuk mund të çertifikohen e përmbushin standarde e kërkuar nga ligje e rregllatore që favorizojnë monopolet e prodhimit të farave duke bërë që e vetmja mundësi që kanë është të blejnë farëra tek këto korporata të mëdha.