Motrat Kortoçi në një bashkëpunim kaq të dashur frymëzuar nga Motrat Qirjazi
DKL është një markë themeluar nga Ditjona Kortoçi Lamnica në 2014 në New York. Gjithë filozofia e kësaj marke mbështetet në besimin se edhe ajo çka vesh të jep një lloj fuqie. DKL është përkushtuar në cilësi dhe shije elegante e të rafinuar si një mënyrë për t’i sjellë ndërmend çdo klienteje dashurinë që duhet të ketë për vete çdo ditë e më shumë. Për më tepër kjo markë është dedikuar të jetë në linjën e modës së ngadaltë në respekt të natyrës dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë sipërmarrje. Padyshim që kjo markë i shton dollapit tuaj atë veshje unike që i mungon.
Sëfundi Ditjona bashkë me motrën e saj Danielën e cila jeton në Tiranë kanë vendosur të jenë në një bashkëpunim tejet interesant. Ajo nga çka dy motrat janë frymëzuar është pikërisht puna e motrave Motrat Qiriazi, të cilat ia kushtuan jetën edukimit dhe emancipimit të grave shqiptare. Kështu morri udhë ideja për të frymëzuar nga fuqia e një gruaje të edukuar dhe të pavarur, e cila na e kushtoi jetën ne të dyjave, edukimit tonë dhe kultivimit të talenteve tona.
Konkretisht Motrat Kortoçi do të hedhin në shitje disa bluza me lustrimet e Ditjonës shoqëruar me vargjet e ndjera të Danielës, koleksion i cili ka dhe një mision tjetër: të ardhurat e 50 shitjeve të para do të shkojnë për të siguruar libra për gjimnazin “Asim Vokshi” në Bajram Curr. Ato thonë se ndihen kaq të frymëzuar nga njëra-tjetra dhe nga secila prej atyre grave dhe vajzave që kanë njohur duke sjell këtë koleksion kaq të dashur për to. Ndërkohë per ne, nuk ka më frymëzuese se kjo që dy motrat kanë realizuar!