Mrekullitë e Shalqirit
Meqë jemi në ditët më përvëluese të verës, thuajse secili kërkon një qoshk ku të mbulohet prej hijeve të freskëta e të paqtoj zemrën me pakëz ujë të flladshëm! Padyshim se një nga alternativat më të përkryera të këtij sezoni mbetet shalqiri – fruti i shijshëm, gjithë ujë e vitamina të vyera!
Sipas studimeve, shalqiri posedon 46 kalori dhe ka përmbajtje të lartë edhe të vitaminave C dhe A. Gjithashtu është ndihmues i jashtëzakonshëm në hidratimin e organizimit, pasi pirja e ujit në tërësi është një metodë thelbësore për ta mbajtur organizimin e hidratuar.
Në përgjithësi, konsumimi i ushqimeve/ frutave/ perimeve që kanë përmbajtje të lartë uji ndihmon dukshëm dhe efektshëm organizmin tuaj, ndërkaq vet shalqiri duke qenë se në 92% të tij përmbanë ujë atëherë doemos konsiderohet si burim i sigurtë hidratimi! Për më tepër, përmbajtja e lartë e ujit është një nga arsyet pse frutat dhe perimet ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur.
Vitaminat e Shalqirit
Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave nga radikalet e lira. Madje së fundmi është thënë se shalqiri falë përbërjes që ka mund të jetë dhe një soj parandaluesi i kancerit.
Studiuesit janë thelluar tek likopenina dhe komponimet e tjera individuale tek shalqiri për efektet e tyre kundër kancerit. Healthline thekson poashtu se shalqiri mund të përmirësojë edhe shëndetin e zemrës, kur dihet tashmë, se sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të një numëri të madh vdekjesh në mbarë botën.
Faktorët e stilit të jetesës, përfshirë dietën, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet e ndonje sëmundjeje në tru apo duke ulur presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Specifikisht, disa lëndë ushqyese të ndodhura tek shalqiri janë të dobishme sidomos për shëndetin e zemrës!