Puna e një burri vlen më shumë?!
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore gratë kanë veçse ¾ e të drejtave ligjore në krahasim me burrat dhe më pak se gjysma e vendeve në të gjithë botën aplikojne paga të barabarta mes tyre. Gratë janë gjithashtu më të predispozuar se burrat për të punuar në shërbime kujdesi të papaguara si në shtëpi, rritje fëmijësh apo të ngjashme me këto lloj shërbimesh pa përmndur ktu gratë të angazhuar në bujqësi.
Sipas këtij raporti rregullimi ligjor është i domosdoshëm për të pasur barazi gjinore më vendin e punës. Gjithashtu pjesmarrja në poste të rëndësisshme drejtuese e politikë të grave do bënin që hendeku i të drejtave mes grave dhe burrave të ngushtohej e kësisoj edhe diskriminimi në vendin e punës të ulej.
Ndërsa po të flisnim për vendin tonë, vetëm 37% e grave e vajzave të punësuara në Shqipëri janë të regjistruara. Pjesa tjetër punon ‘në të zezë’ e pjesa më e madhe e tyre në bujqësi dhe/por siguron më shumë se 20% të Produktit të Brendshëm Bruto.