Muzeu i riciklimit te mbeturina ne Rusi
Prej kohësh çështja e riciklimit të mbeturinave është një nga diskutimet kryesore e megjithatë akoma ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Ditëve të fundit, Shqipëria është alarmuar nga djegia e mbeturinave në zonën e Fierit, gjë që ka shkaktuar jo vetëm tymra por edhe rëndimin e ajrit sidomos në këto ditë të pazakonta vere.
Ndërsa, në anën tjetër të botës, një kompani e riciklimit të mbeturinave, pra në Rusi, po tërheq vëmendjen për problemin e vendit me administrimin e mbeturinave. Madje, kjo kompani tashmë ka inicuar hapjen e një muzeu përmes së cilit pasqyrohet se çfarë ndodh me mbeturinat e hedhura nëpër kosha.
Muzeu në Shën Petersburg i dërgon njerëzit nëpër çdo fazë të procesit për t’i inkurajuar ata që të veprojnë më me përgjegjësi, raporton AP.