My Tea Shop Albania përveç nismës për të mbështetur artizanët shqiptarë vjen edhe me një ide për mbrojtjen e mjedisit
My Tea Shop Albania ofron bimë të thara që përdoren në formën e çajit. Përveç aromës dhe shijes së këndshme, çaji ka efekt qetësues dhe siguron shumë përfitime për shëndetin.
E veçanta e saj qëndron te mbështetja që u ofron artizanëve e cila vihet re lehtësisht teksa shikon postimet. Kjo mbështetje për artizanët e vegjël që mundohen çdo ditë të mbijetojnë në këtë botë të ashpër është e rëndësishme sepse:
Produktet artizanale janë më të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Ju ofron besim për produktet që janë punuar me dashuri dhe janë unike.
Ju ofron besim që të vazhdojnë dhe të përmirësohen.
Mbështet ekonominë vendase.
Ul ndikimin në mjedis.
My Tea Shop Albania e vlerëson tokën, natyrën dhe riciklimin. Ndaj ka ardhur me një ide që të ruajnë mjedisin duke ofruar 10% zbritje për të gjithë klientët që ruajnë paketimet e çajrave.
Nga Aleksandra Stambolliu