“My Tea Shop”- Një filxhan çaji për merak
Bimët që dikur janë përdorur në dikur janë përdorur në kozmetikë apo mjekësi tashmë fare mirë mund të përdoren dhe si çaj. Kështu pas një procesi natyral të tharjes mund të përdoren si një çaj mjaft kurativ edhe kalendula, kokoçeli i kaltër, qumështorja, bar pezmi, lulet e mëllagës se zezë.
Rudina Caca është vajza që i sjell këto çajra nën emrin “My Tea Shop” mes qindra llojeve të tjera çajrash tejet cilësorë, natyralë dhe të çertifikuar. Ajo lëndën e parë e merr prej Kosovës, kompanisë prestigjoze “Bliff” dhe e tregëton atë me porositë që i vijnë nga anekënd Shqipërisë, me një paketim në respekt të mjedisit.