Natyra na duhet si ajri që thithim!
Çfarë tjetër mund të jetë më e rëndësishme sesa rigjenerimi i natyrës, kur dihet se jeta jonë varet potencialisht nga Ajo?! Ja disa arsye përse duhet menduar natyra si një pjesë organike e jetës sonë.
1. Asimilon dioksidin e karbonit dhe zbut efektet e ngrohjes globale përmes klimës dhe bimësisë anekënd globit. Janë pemët, algat, leshterikët, ligatinat dhe tokat me bar, dhe çdo gjë jeshile që ofrojnë mënyrën më efikase për të mundësuar zvogëlimin e karbonit karbonin të tepërt nga atmosfera e për të rivendosur ekuilibrin e natyrës.
Gjithashtu natyra është thelbësore për jetën e egër dhe bimët që të lulëzojnë në të. Ne kemi nevojë për ekosisteme të ekuilibruara që jeta e egër dhe bimët e biodiversitetit të lulëzojnë dhe kjo kjo jo vetëm ndihmon njerëzimin të ketë bollëkun e të mirave që gjenerohet nga natyra.
2. Natyra është ajo çka ofron njerezve ajrin dhe ujin për të mbijetuar dhe përmbushur nevojat përtej saj. Sidoqoftë, ne jemi shkëputur aq shumë nga bota natyrore sa që harrojmë se jemi pjesë dhe kontribues njëkohësisht e ekuilibrit të saj. Janë pikërisht “jeshilet e natyrës” kapin toksinat në ajër duke e pastruar atë, ashtu sikur cikli i ujit përmes bimëve, tokës dhe mikroorganizmave.
OBSH vlerëson se ndotja e ajrit dhe ujit vret 7 milion njerëz para kohe çdo vit ndërsa ndotësit mikroskopikë depërtojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe qarkullimin e gjakut, duke çuar në sëmundje të ndryshme.
3. Natyra është thelbësore për ushqimin e shëndetshëm Natyra siguron të gjithë ushqimin tonë edhe pse sistemi ushqimor global nuk është I qëndrueshëm; monokultura në të mbjëllë, ushqimi i përpunuar industrial apo plastika që shoqëron ato, janë kthyer në një rrezik potencial i natyrës, gjallesave në tokë dhe bimëve. Bujqësia rigjeneruese dhe organike risjell pa frikë natyrën e shëndetshme e prodhime të cilat proçesi i gjenerimit të tyre nuk është i dëmshëm.
4. Është natyra ajo që parandalon përmbytjet dhe erozionin e tokës të cilat shkaktojnë dëme serioze sa herë që ndodh. Mbjellja e pemëve ndihmon në parandalimin e përmbytjeve sepse uji që përshkon tokën nën pemë, kalon me një shpejtësi 67 herë më të madhe sesa në një tokë me bimësi të ulët.
Pemët gjithashtu mbrojnë tokën nga era, ndërsa gjethet e rëna formojne një shtresë mbrojtëse si kunder rrënjët dhe kërpudhat. Rrënjët e pemës gjithashtu sigurojnë kanale që lejojnë ujin të rrjedhë thellë në tokë e ku toka bëhet një rezervuar i cili e thith ate si një sfungjer e pastaj e lëshon atë ngadalë sipas nevojës. Mbrojtja dhe mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përmbytjet duke siguruar që të mbrojmë tokën tonë të çmuar.
5. Prej natyrës varet për shëndeti dhe mirëqenia e njeriut e çdo gjallese në tokë. Një numër në rritje i studimeve kanë treguar se kalimi i kohës në natyrë përmirëson shëndetin tonë fizik, mirëqenien mendore dhe lumturinë. Midis shumë përfitimeve, është zbuluar se ekspozimi ndaj natyrës zvogëlon presionin e lartë të gjakut, rrisin humorin, ulin ankthin dhe na çlodhin fizikish e mendërisht.
Ndërkohë, ndjenja e një pjese të natyrës lidhet në mënyrë të konsiderueshme me kënaqësinë e jetës, kuptimin e saj e lumturinë. Përvecse është e mirë për ne personalisht, koha e kaluar në natyrë gjithashtu përmirëson lidhjet tona me njëri-tjetrin, duke na bërë më të dashur, më bujar dhe më të prirur për komunitetin. Kur njerëzit njohin ndikimin pozitiv që ka natyra në jetën e tyre, ata kujdesen për të mjaftueshëm për të bërë gjithçka që kanë në dorë për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi.
6. Natyra është ajo që do i lëmë pas gjeneratës që vjen ashtu siç bënë të parët tanë me ne. Indigjenët kanë shumë për të na mësuar në këtë pjesë: si të jetojmë në harmoni me botën natyrore. Mënçuria e tyre na tregon sesi t’u vëmë rëndësi veprimeve dhe aktiviteteve tona në mënyrë që ajo që ne bëjmë sot të ketë vlerë edhe për shtatë brezat e ardhshëm: duke e trajtuar Tokën me shumë kujdes dhe respekt. Ne të gjithë duhet të jemi paraardhës të mirë duke marrë përgjegjësinë për të planifikuar për të ardhmen duke siguruar që ajo që është këtu për ne sot është akoma këtu për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë nesër.
7. Natyra riparon dëmin që kemi shkaktuar sepse zotimi për të qenë i qëndrueshëm nuk është më e mjaftueshme, ne nuk duam vetem të rindërtojmë një planet të shkatërruar! Ne duhet të marrim hapa në mënyrë aktive për të riparuar dëmet që i kemi sjellë Tokës, duke rivendosur ekuilibrin e natyrës duke dhënë më shumë sesa kemi marrë për të ndihmuar në rigjenerimin e botës së gjallë natyrore.