Ndalimi i letrave të lagura në Mbretërinë e Bashkuar – Shembulli për t’u ndjekur nga të gjitha vendet

Letrat e lagura janë të dëmshme për lëkurën dhe shëndetin pasi përmbajnë kimikate dhe plastikë, mund të shkaktojnë skuqje, irritime dhe alergji. Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar shiten miliona letra të lagura. Por sipas “EarthËatch Institute and Plastic Oceans” në tualete hidhen 9.3 milion letra të lagura të cilat kalojnë në oqean, lumenj dhe ujërat e zeza duke dëmtuar jetën detare dhe krijuar kosto të mëdha për konsumatorët nga bllokimet e kanalizimeve.
Sipas planit të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar letrat e lagura do të ndalohen për të ulur mbetjet plastike. Prodhuesit duhet të krijojnë letra të reja që nuk përmbajnë plastikë. Letrat e lagura madje edhe ato që janë të biodegradueshme janë një problem pasi nuk shkatërrohen lehtë dhe shkaktojnë bllokime të shumta në tualet.
Letrat e lagura përbëjnë 93% të materialeve që shkaktojnë bllokime në kanalizime. Çdo vit ka afërsisht 300’000 bllokime të kanalizimeve dhe shumica e tyre mund të shmangen nëse ato hidhen në koshë dhe shpërbëhen, në vend që të hidhen në tualet. Ndryshe nga letrat higjienike që shpërbëhen, letrat e lagura ngecin në tubat dhe bashkohen me yndyrën duke krijuar pengesa në sistemet e kanalizimeve. Ndalimi i letrave të lagura që përmbajnë plastikë është një lajm i mirë për oqeanet dhe duhet të jetë pjesë e strategjive qeveritare.
Nga Aleksandra Stambolliu