Ndalimi i përhapjen së baktereve që shkaktojnë helmim ushqimi
Ju mund ta parandaloni përhapjen e baktereve ushqim-helmuese, duke përdorur praktika të mira dhe duke ruajtur higjenën personale.
Praktikat e mira të gatitjes së ushqimit:
• Mos lejoni kurrë që ushqimi i pagatuar të kontakojë me ushqimin e gatuar apo ushqimin e gatshëm për t’u ngrënë.
• Ushqimet e pagatuara ruajini veçant nga ushqimet e gatuara dhe ushqimetgatshme për t’u ngrënë.
• Në të kundërt, ruajeni ushqimin e pagatuar në raftin e fundit të frigoriferit dhe ruajini ushqimet e gatuara dhe ushqimet e gatshme për t’u ngrënë në raftet e sipërme.
• Ushqimin mbajeni të mbuluar ose ruajeni në tasa ushqimesh të mirëputhitura.
• Lajini duart kur mbaroni punë me ushqimin e pagatuar dhe doni të merreni me ushqimin e gatuar/të gatshëm për t’u ngrënë.
• Përdorni zona gatimi, mjete kuzhine dhe pajisje të ndryshme për përgatitjen e ushqimit të pagatuar dhe ushqimeve të gatuara/të gatshme për t’u ngrënë. Nëse nuk është e mundur një praktikë e tillë, lajini dhe dezinfektojini pajisjet dhe sipërfaqet e punës në kuzhinë me shumë kujdes, kur kaloni nga një detyrë tek tjetra.
• Sigurohuni që peshqiri i kuzhinës është gjithnjë i pastër dhe ndërrojeni atë shpeshherë.