Ndërgishta / Arti i fijeve makrame nga Lela
Lela ka zgjedhur të krijojë me teknikën “makrame”, e cila është një teknikë gërshetimi bazuar në lidhjen e nyjave, por e ndryshme nga punëdorja e zakonshme. I gjithë procesi realizohet totalisht me dorë e në mënyrë artizanale, pa përdorur mjete të tjera, si grep apo shtiza. Materialet e përdorura në makrame përfshijnë litarët e bërë nga spango pambuku, liri, kërpi, lëkurë etj., dhe përzgjidhen në bazë të trashësisë dhe elasticitetit. Ndërsa tipologjitë e nyjeve variojnë nga më të thjeshtat te më të komplikuarat.
Në sajë të tipave të nyjave, fijeve specifike që duhen përshtatur për cdo punim dhe imagjinatës, Lela realizon krijime unike. Këto punime shërbejnë si dekor, zbukurim ose për qëllime funksionale, si në rastin e çantave, portofolave, pecetave, veshjeve, aksesorëve personalë dhe dekorues për shtëpinë ose për ambiente shërbimi.
E gjeni në Instagram: ndergishta.al