Ndërtesat ekologjike janë e ardhmja
Në skajet e parkut kombëtar, pranë liqenit, ndodhet një strukturë moderne që plotëson dhe vjen në kontrast me malet dhe xhunglën. Restoranti 1,300 metra katrorë, i cili përfundoi në tetor 2020, është konceptuar me degë bambuje si strukturë bazë e po ashtu edhe çatia, kupola e muret të cila janë lidhur vetëm me litarë.
Ky restotrant është vendosur në Vedana Resort, i cili hapet për publikun së fundmi dhe është pjesë e një koleksioni te hotelit Boutique ne Vietnamin qendror. Përdorimi i bambusë si për strukturën dhe për arredimin e hotelit sjellin në vemendje se kjo nuk ka të bëjë vetëm me estetikën dhe arkitekturën e përzgjedhur porse si një mundësi për të treguar se natyra e mundëson më së miri ndërtimin e objekteve të banimit por edhe të shërbimit.
E veçanta e këtij ndërimi është se një dru i zakonshëm pasi pritet, humb përgjithmonë e ndërsa bambuja ka dy karakteristika të veçanta krahasuar me drunjtë e tjerë, sipas arkitektit Vo Trong Nghia. Së pari, ajo rritet jashtëzakonisht shpejt: bambu është i përshtatshëm për ndërtim vetëm pesë vjet pas mbjelljes. Së dyti, degët e bambusë mund të korren pa vrarë bimën, e cila do të mbijetojë dhe do të prodhojë më shumë lastarë në të ardhmen. Ndryshe nga pemët e drunjtë e tjerë, të cilëve mund të duhen dekada për tu rritur para se të priten.