Ndikimi i natyrës tek ne
Natyra ndikon në mirëqenien tonë në mënyra të ndryshme, na siguron ushqim, ujë, strehim dhe energji. Lidhja psikologjike dhe kulturore ndërmjet njerëzve dhe natyrës është studiuar prej kohësh nga antropologët, sociologët, psikologët dhe gjeografët. Në një studim në librin “Healing Gardens” studiuesit zbuluan se më shumë se 2/3 e njerëzve zgjedhin natyrën për t’u relaksuar kur janë të stresuar.
Natyra shëron, zvogëlon zemërimin, frikën, stresin dhe rrit lumturinë. Kërkimet e bëra në spitale, zyra dhe shkolla kanë zbuluar se nëse në dhomë ndodhet një lule, ajo ka ndikim të rëndësishëm në stresin dhe ankthin. Sipas studiuesve Stamatakis and Mitchel të shëndetit publik natyra mund të ul numrin e vdekshmërisë.
Natyra qetëson dhe ndihmon përballimin e dhimbjes. Mjeku Robert Ulrich realizoj një studim te pacientët e operuar ku disa mund të shikonin pemët ndërsa disa murin, ai vuri re se pacientët që shikonin pemët e toleronin më mirë dhimbjen, kishin më pak efekte negative dhe kaluan më pak kohë në spital.
Në një studim në “Mind”, 95% e të intervistuarve treguan se humori i tyre u përmirësua pasi kaluan kohë në natyrë, duke ndryshuar nga gjendje depresioni, stresi dhe ankthi në gjendje më të qetë dhe të ekuilibruar. Koha e kaluar në natyrë na lidh me njëri-tjetrin dhe botën, krijon unitet dhe ndjenja për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Mungesa e natyrës dhe rritja e orëve të kaluara para TV, telefonit ose kompjuterit shoqërohet me depresion dhe izolim.
Nga Aleksandra Stambolliu