Ndikimi i teknologjisë
Teknologjia ka ndikuar mënyrën sesi komunikojmë, mësojmë dhe mendojmë, duke u shoqëruar me efekte pozitive dhe negative.
Efekte pozitive:
- Zhvillimi i telefonave dhe teknologjisë ka mundësuar që të flasim me të afërmit pavarësisht largësisë. Ka krijuar mundësinë që të punojmë, mësojmë dhe blejmë nga shtëpia.
- Sot kompjuterët janë gjithnjë e më të shpejtë dhe më të lehtë për t’i marr kudo me vete.
- Përparimet e teknologjisë kanë siguruar mënyra më të shpejta për të komunikuar përmes aplikacioneve të ndryshme.
- Një aspekt i teknologjisë që ka ndikim të madh është mënyra sesi ka ndikuar në të mësuarit. Me krijimin e internetit është krijuar mundësia që të kemi informacion 24 orë në ditë. Njerëzit mund të mësojnë përmes YouTube dhe medias sociale që e bëjnë mësimin më argëtues dhe më të përshtatshëm.
- Teknologjia ka ndikuar në kujdesin shëndetësor dhe spitalet që përdorin teknologji të përparuar në ndërhyrjet kirurgjikale.
Efekte negative:
- Studimet tregojnë se komunikimi me anë të telefonave ka ndikuar te njerëzit në mënyrë negative përsa i përket kontakteve ballë për ballë. Teknologjia e telefonit mund të ul komunikimin dhe marrëdhëniet midis njerëzve pasi kuptojnë se nuk ju mjafton koha për veten sepse janë gjithmonë në kontakt me dikë.
- Gjithashtu shkakton shpërqendrim nga puna ose shkolla.
- Shkakton humbje të privatësisë sepse çdokush mund t’ju gjejë kudo dhe në çdo kohë të ditës.
- Ne jemi duke kaluar shumë kohë në internet. Çdo lëvizje që bëjmë regjistrohet duke lëmë gjurmë dixhitale dhe mund të shfrytëzohet nga njerëzit që duan të përfitojnë.
Aleksandra Stambolliu